E Diel, 1 Nëntor 2026

Bombë në port, polici alarmon antiterrorizmin për shaka

Në polic britanik ka shkaktuar një alarm të madh terrorizmi në një port mjaft të frekuentuar. Hatef Nezami, 48 vjeç, ka dërguar një mesazh të koduar në zyrën e Policisë speciale, se një pajisje e dyshimtë ishte vendosur në port. Stafi special i Antiterrorizmit, të cilët e konsideruan plotësisht të besueshëm informacionin, nisën përgatitjet për të përballuar një sulm të vërtetë terrorist. Polici, i cili kishte përfunduar një kurs antiterrorizmi por nuk kishte hyrë në skuadër, nuk kishte me se të merrej atë ditë, dhe vendosi të organizonte lojën. Nezami ishte përpjekur të lidhej sërish me kolegët e numrave të koduar për të thënë se e gjitha ishte një shaka, por ishte shumë vonë. Të gjithë numrat e rajonit special ishin të zënë duke njoftuar autoritetet e larta për rrezikun. Sipas Daily Mail, pas shakasë, polici nuk u dënua, por u transferua në një tjetër rajon.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›