E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britani, 11-vjeçari fluturon vetëm në Romë pa biletë e pasaportë

Një djalë 11-vjeçar fluturoi në Romë vetëm, pa pasaportë dhe pa biletë udhëtimi. Liam Korkoran hipi në një avion në aeroportin e Mançesterit, pasi kishte ikur nga pishina ku e kishin lënë prindërit. Djali, i cili nuk kishte qenë kurrë jashtë vendit, kishte kaluar sigurimin, duke thënë se ishte në pushime me familjen që kishte ecur përpara. Stafi i aeroportit të Mançesterit që ishte në turn, u pezullua pasi 11-vjeçari kaloi pesë pika të kontrollit të sigurisë, duke u ngjitur në fluturimin e Jet2 për në Romë. Babai i Liamit, Aaron Fort, i cili i kishte folur të birit për udhëtimet me Jet2, mendonte se i biri po merrte leksione noti në pishinë në Vajthenshave, Britani. Djali ka ecur tri milje deri në aeroport. Fort i alarmuar tha se, nëse djali i tij do të kishte zbritur nga avioni në Romë me të njëjtën lehtësi që hipi në të, Zoti e di se ku mund të kishte përfunduar. Djali u zbulua nga pasagjerët e tjerë, të cilët njoftuan menjëherë stafin kur e panë atë të pashoqëruar, e që nuk dinte ku të ulej.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›