E Diel, 1 Nëntor 2026

Superliga, Laçi – Skënderbeu 0-0Ky ishte edhe barazimi i 3-të midis tyre në 11 ndeshje historike

Rrjetet sociale:

(ALBANIA SPORT) -  Skënderbeu ia doli të marrë pikën e parë në transfertë gjatë këtij sezoni, falë barazimit pa gola në fushën e vështirë të Laçit.

Ndeshja nuk pati shumë histori, pavarësisht se të dy ekipet e ardhura nga Kategoria e Parë u përpoqën të gjenin rrugën e rrjetës.

Ky ishte edhe barazimi i 3-të midis tyre në 11 ndeshje historike, teksa i fundit (1-1) daton fiks 12 vjet më parë, më 29 nëntor 1997. Të dyja skuadrat kanë regjistruar nga katër fitore secila.

Në fazën e parë, Skënderbeu fitoi 4-3 në Korçë. Në javën e 13-të Skënderbeu pret në shtëpi Tiranën (në fazën e parë humbi 1-0 në kryeqytet), ndërkohë që Laçi do të udhëtojë në Ersekë për të sfiduar Gramozin (barazoi 1-1 në fazën e parë).

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 12

28.11.2009

14:00 Laçi-Skënderbeu        0-0

14:00 Shkumbini-Gramozi    1-1
Shënues: Dervishi 88’/ Sadiku 11’

14:00 Dinamo-Kastrioti    2-0
Shënues: Bakaj 13’, Bakaj 32’

29.11.2009
13:00 Vllaznia-Besa
14:00 Teuta-Apolonia

30.11.2009
13:00 Flamurtari-Tirana

1    Dinamo    12    32
2    Besa        11    19
3    Apolonia    11    17
4    Tirana    11    17
5    Teuta        11    16
6    Kastrioti    12    16
7    Shkumbini    12    15
8    Laçi        12    13
9    Skënderbeu    12    12
10    Vllaznia    11    11
11    Gramozi    12    11
12    Flamurtari    11    10

Numri i klikimeve - 6626
  E Shtune, 28 Nentor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›