E Diel, 1 Nëntor 2026

Kategoria e Parë, Ada – Besëlidhja 3-0Ada e Velipojës është shndërruar në një nga skuadrat më të frikshme të Kategorisë së Parë: 28 gola ne 12 ndeshje

Rrjetet sociale:

(ALBANIA SPORT) – Ada regjistroi një tjetër fitore të thellë në Velipojë, duke mundur 3-0 Besëlidhjen e Lezhës, në një ndeshje që ka folur me një drejtim. Ansi Nika çeli serinë e golave në minutën e 10-të, ndërkohë që Arbër Shytani dyfishoi me penallti shifrat në të 15’. Jurgen Gjini në minutën e 90-të çoi tifozët në delir me golin e tretë të tij. Ada e Velipojës është shndërruar në një nga skuadrat më të frikshme të Kategorisë së Parë, duke pasur sulmin më prodhimtar në 12 javët e luajtura: 28 gola. Ada me këtë fitore u ngjit në kuotën e 21 pikëve, po aq sa Pogradeci, por liqenorët kanë një ndeshje më pak.

KATEGORIA E PARË
JAVA 12

28.11.2009

14:00 Kamza-Sopoti        2-1
Shënues: Dalipi 9’,  Kryemadhi (p)/ Ejupi 35’

14:00 Lushnja-Bylis        0-0

14:00 Elbasani-Skrapari    2-0
Shënues: Raboshta 3’, Dalipi 63’

14:00 Memaliaj-Partizani    1-1
Shënues: Kalemi 83’/ Dashi 79’

14:00 Burreli-Gramshi        2-0
Shënues: Gjoka 22’, Pjetrani 53'

14:00 Ada-Besëlidhja        3-0
Shënues: Nika 10’, Shytani 15’(p), Gjini 90’

14:00 Turbina-Luftëtari    1-1
Shënues: Metaj 45’/ Pustina 54’

30.11.2009
Pogradeci     -     Bilisht Sport

Numri i klikimeve - 6629
  E Shtune, 28 Nentor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›