E Diel, 1 Nëntor 2026

Superliga, Shkumbini – Gramozi 1-1Kjo ishte përballja e dytë historike midis Shkumbinit dhe Gramozit: 2 ndeshje, 2 barazime.

Rrjetet sociale:

(ALBANIA SPORT) – Gramozi ia doli të marrë një pikë shumë të çmuar në transfertë në Peqin me Shkumbinin (1-1), në barazimin e dytë sezonal midis tyre, por i pari i zhvilluar në Ersekë përfundoi 0-0.

Golashënuesi më i mirë i Gramozit, elbasanasi Armando Sadiku shënoi në minutën e 11-të për formacionin kolonjar të drejtuar nga Agim Canaj.

Ky ishte goli i pestë sezonal i Sadikut. Avantazhi i përkohshëm i Gramozit prodhoi jo pak nervozizëm në kampin peqinas, që dukej se po pësonte të njëjtin fat si ai në humbjen me Besën, që influencoi edhe në dorëheqjen e Gugash Maganit.

Goli i miqve rezistoi gati 80 minuta, përpara se kapiteni i Shkumbinit, Roland Dervishi, me rrjetën e tij të barazonte rezultatin në 1-1 në të 88’ duke shmangur humbjen e gjashtë sezonale të formacionit të Kristaq Miles. Për Roland Dervishin ky ishte goli i pestë sezonal.

Shkumbini u ngjit në kuotën e 15 pikëve, ndërsa Gramozi (11 pikë) shmangu përkohësisht vendin e fundit, duke ia lënë atë Flamurtarit (10 pikë), që nga ana e tij pret Tiranën në Vlorë ditën e henë.

Sa për statistikë, kjo ishte përballja e dytë historike midis Shkumbinit dhe Gramozit: 2 ndeshje, 2 barazime.

Në javën e 13-të Shkumbini do të luajë në Kavajë me Besën (humbi fazën e parë 2-1), ndërsa Gramozi do të presë në Ersekë, Laçin (barazoi 1-1 në fazën e parë).

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 12

28.11.2009

14:00 Laçi-Skënderbeu        0-0

14:00 Shkumbini-Gramozi    1-1
Shënues: Dervishi 88’/ Sadiku 11’

14:00 Dinamo-Kastrioti    2-0
Shënues: Bakaj 13’, Bakaj 32’

29.11.2009
13:00 Vllaznia-Besa
14:00 Teuta-Apolonia

30.11.2009
13:00 Flamurtari-Tirana

1    Dinamo    12    32
2    Besa        11    19
3    Apolonia    11    17
4    Tirana    11    17
5    Teuta        11    16
6    Kastrioti    12    16
7    Shkumbini    12    15
8    Laçi        12    13
9    Skënderbeu    12    12
10    Vllaznia    11    11
11    Gramozi    12    11
12    Flamurtari    11    10

Numri i klikimeve - 6625
  E Shtune, 28 Nentor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›