Rriten sërish çmimet e perimeve

Mbizotërimi i perimeve të importit ka shkaktuar rritjen e çmimeve në tregun e fruta-perimeve në Pazarin e Ri. Sipas tregtarëve, në përgjithësi çmimet kanë pësuar një rritje me rreth 20-30 lekë duke qenë se prodhimet e vendit janë të pakta . Ata thonë se edhe hyrja e mallit të importit ka shkaktuar rritje të çmimit. Perimet që kanë pësuar rritje çmimi janë barbunja, patëllxhani si dhe speci .
Ndërkohë që nuk kanë pësuar ndryshim çmimet e frutave. Ato kanë qendruar të njëjta duke mos ndryshuar prej javësh.Tregtarët shprehen se afrimi i festave pritet që të shkaktojë rritje të mëtejshme të çmimit të perimeve.