Bond Girl, shfaqet nudo në një film

Filmi që pritet të dalë shumë shpejt në kinematë amerikane ka për protagoniste një aktore nga Ukraina. Para se ta shohin në ekranin e madh të kinemasë, në filmin e fundit të 007, për të gjithë fansat anglezë do të shfaqet një dvd më një film të vjetër "The Ring Finger", ku ajo shfaqet tëresisht nudo.
Në skenat e filmit në dvd, Olga duket më sexy se kurrë. Pas një raporti seksual me një burrë misterioz, Bond Girl spostohet në një skenë tjetër poshtë një dushi akoma më sensuale.
Sic raporton edhe revista "The Sun", Bond Girl, ka interpretuar një rol shumë të guximshëm, në të cilin tregon të gjithë bukurinë e saj pa i lënë asgjë imagjinatës, mjafton vetëm ta shohësh.
Ai film, që sigurisht nuk do të mbetet në arkivat e kinematografisë, do të dalë në dvd në Britaninë e Madhe në 3 nëntor, pikërisht një javë para premierës së “James Bond”.
Ditë e fundit Olga kishte deklaruar se: "Nuk e kam problem të zhvishem për një film apo të xhiroj një skenë në topless”.