E Diel, 1 Nëntor 2026

Jolie personazhi më i preferuar në kopertinë

Angelina Jolie është personazhi i famshëm që njerëzit do të pëlqenin të gjenin në kopertinat e revistave të ndryshme.
 

Në një sondazh të revistës prestigjoze “Forbes”, e njohur  për klasifikmet e ndryshme, Jolie kryeson listën.

Kërkimi është bërë gjatë një viti, në kopertinat e revistave  “People”, “Star”, “US Weekly”, “In Touch Weekly”, “Life & Style” dhe “OK!”,  ku Zonja Pitt, rezultoi fituese në të treja kategoritë e analizuara: kopje të shituara, numra të kopertianve dhe preferenca e publikut.

Në krahasim nga viti i kaluar, humbet një pozicion dhe klasifikohet e dyta Jennifer Aniston, e ndjekur nga Heath Leadger, që humbi jetën në mënyrë tragjike vitin e kaluar. Një nga dy burrat që bëjnë pjesë në "Top 10" është aktori tjetër Owen Wilson, në vendin e 10-të.

Mamatë e reja Nicole Richie dhe Jamie Lynn Spears fitojnë respektivisht vendin e katërt dhe të pestë dhe në të gjashtin sensualja Jessica Simpson.

Dy vajza, fëmijë artistësh, marin vendin e shtatë dhe të tetë - Suri Cruise dhe Shiloh Jolie-Pitt, ndërsa e nënta renditet Heidi Montag.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›