E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pekini ringjall Bruce Lee

Në televizionet kineze do te shfaqen dy seritë e para të filmit dedikuar aktorit Bruce Lee. Një film me regji nga Quentin Tarantino, për burrin që në vitet 70 lancoi në perëndim një lloj kinematogarfie të re, artet marciale “Made in Hong Kong”.
 

Lee hodhi farën e orës kineze duke e bërë të njohur në mbarë globin, zbuloi gjuhën që flitej mes Hong Kong-ut dhe komuniteteve të diasporës –Kalifornisë dhe Malajzisë, Singaporit dhe Australisë.

Bruce Lee vdiq në 1973 në moshën 32-vjecare. Kohë të tjera. Një Kinë tjetër.

Revolucioni kulturor i Mao Zedong i kishte ndaluar të gjithë filmat e kung fu-s pasi i quante ndotje shpirtërore, gjëra reaksionare.
 
Tani e njëjta Kinë që deri në vitet 80 kishte injoruar totalisht ekzistencën e Bruce Lee dhe të 46 filmave të tij, do të transmetojë 50 episodet, që të gjithë bashkë kanë kushtuar, 5 milionë euro.

“Legjenda e Bruce Lee” do të shfaqet në televizionin e 8 të Cctv nga ora 18 deri 22. Një një audiencë maksimale për heroin.
Bruce Lee, në të vërtetë ka lindur në San Francisco, por ora e tij tashme është pronë e kinezëve, për të cilët është i papranueshëm fakti që heroi i tyre është nga Hong Kong.

Miti Lee, vazhdon të mbetet i tillë, aq sa regjizori Zhang Yimou, tani me pushime pas lodhjes nga regjia e olimpiadës, mendon të bëjë një film me të njëjtën temë.

50 episodet kanë ngjalluar debate mes të apasionuarve. Pasi, produksioni paralajmëron “finlja është e hapur”, nuk mbyllet me vdekjen nga hemoragjia celebrale, por nga një fat më misteroiozë.

Por, ajo që i turbullon më shumë kinezët është një skenë ku Lee mundet nga një amerikan. “Shpifje”, ankohen super fansat.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›