Akademia e Arteve; Titullarë pa dije
Gjithë kontingjenti që përplaset për herë të parë me ambientet dhe kërkesat e një akademie arti, nuk qëndron i gjithi në një nivel nga pikëpamja e dhuntive profesionale, ndjesive, veprimeve dhe sjelljeve. Stacionet e ndryshme ku ata kanë ndaluar për formimin e tyre, ndikojnë në funksionimin e gjithë fabrikës së brendshme dhe të jashtme të këtyre qenieve njerëzore. Kjo e bën edhe më të vështirë punën e pedagogut
Ajo që më shtyn të bëj këtë shkrim (arsye të cilën do ta shtjelloj më poshtë), është një argument i thjeshtë në dukje por tepër i vështirë për të çuar në përfundim të saktë, të drejtë e me objektivitetin e duhur. Hapësira që më lejon të marr guximin të merrem me të, është eksperienca e fituar gjatë tridhjetepesë viteve si pedagog në atelienë e grafikës të fakultetit të arteve vizive në Akademinë e Arteve, si dhe ndihmesa që vjen nga njohja nëpërmjet literaturës për probleme që trajtohen sot, por edhe e disa kontakteve direkte me persona dhe fakultete analoge jashtë vendit. Refraktariteti, subjektiviteti si dhe, jo rrallë herë, mungesa e dëshirës për të debatuar për probleme të tilla, mes kolegësh, fatkeqësisht janë bërë pjesë përbërëse e formimit dhe e mënyrës së sjelljes së përditshme dhe zgjidhjes së problemeve tona, gjë që e bën edhe më të vështirë deduksionin. Por, asnjeri nuk mund të zotohet se zotëron aftësi të veçanta të pakorrigjueshme, dhe kjo shërben si shkak edhe më i fortë që t’i drejtohemi debatit. Aq më shumë sot, që në sajë të zhvillimit të madh teknologjik dhe mundësive të komunikimit, rrethohemi nga shumë gjëra të ndodhshme, ku të gjitha dritaret janë të hapura dhe korrentet bëjnë punën e tyre, të cilat për shkak të shpejtësisë së shfaqjes a ndodhisë së tyre nuk na atraktojnë dhe na tërheqin me të njëjtën forcë magjike, apo më mirë të themi kalojnë pa u vënë re. Kërkohet aftësi për ti menaxhuar ato si duhet. Gumëzhitja e korridoreve përpara klasave, që shkaktohet veçmas nga studentët e porsaardhur, të cilët janë të shumtë për mundësitë që ka fakulteti i arteve vizuale, (ndofta kështu është edhe për fakultetet e tjera të shkollave publike), është si ajo përpara një zgjoje bletësh, ku instinktet i shtyjnë të kryejnë më së miri detyrën e caktuar, e në rastin konkret edhe të studentëve të porsaardhur që falë energjive të posaçme, të vetat që ata kanë, t’i kthejnë idetë e tyre në ndijim, dhe në saje të këtyre energjive, ideve apo shpresave që ekzistojnë brenda kraharorit të tyre, lypset të nxiten apo të mund të përshpejtohen shkaqet që i vënë ato në lëvizje. E pra, t’i kthehemi shqetësimit të shprehur në krye të këtij shkrimi; përse këto dëshira, shpresa, ëndrra, pasione, ide për të ardhmen e tyre, shuhen, pakësohen, tkurren apo janë më pak të dukshme në vitet pasardhës. Çfarë ndodh, e përse? Kjo ishte shtysa që më bëri të shkruaj këto rreshta, të cilat sigurisht që janë fare pak për të arritur në një konkluzion të saktë, por mund të shërbejnë si nxitje edhe për të tjerë që janë të interesuar për problemin, që ato të mund të plotësojnë mangësitë e këtij shkrimi. Së pari, gjithnjë duke u nisur nga eksperienca ime shumëvjeçare si pedagog, gjykoj se janë kushtet optimale tepër të domosdoshme për çdo fakultet të veçantë dhe pastaj për çdo departament apo atelie.
Nuk e di se si mund të jetë e pranueshme të punohet normalisht në atelietë e arteve vizuale pa hapësirat e nevojshme, pa ngrohjen e duhur, pa materialet dhe aksesorët e domosdoshëm për ta bërë mësimin më tërheqës, më të bukur, por edhe më eficient. Laboratorët kaq të nevojshëm për fakultete të tilla ku vihen në praktikë teoritë e fituara, janë thuajse bosh, fare bosh. Por edhe sa shumë gjëra të tjera mungojnë! Por, problemi mbi të cilën unë desha të vë theksin, nuk ishte ky, i cili për mua mund të zgjidhet vetëm nga vet studentët të cilët janë të interesuar direkt dhe kërkesa e tyre në intonacionin që duhet, është e vetmja goditje e fortë që mund të lëvizë nga vendi personat përgjegjës kudo që ndodhen dhe t’i detyrojë të tillë indiferentë dhe moskokëçarës, të prishin rehatinë e tyre e të kthejnë për një moment vëmendjen te gjërat më të domosdoshme për formimin e studentëve.
Sidoqoftë, ky problem, tepër i dalë boje, është një problem edhe financiar e për këtë akademia, fakulteti ka personelin përkatës, i cili duhet të përgjigjet. Pjesa tjetër që ka të bëjë me problemin e formimit dhe mbajtjes së zjarrit pa shuar, te këta gumëzhitës që vijnë plot shpresa e ëndrra, është forca e tërheqjes së tyre në atelietë e mësimdhënies. Sigurisht, i gjithë ky kontingjent që përplaset për herë të parë me ambientet dhe kërkesat e një akademie arti, nuk qëndron i gjithi në një nivel nga pikëpamja e dhuntive profesionale, ndjesive, veprimeve dhe sjelljeve. Stacionet e ndryshme ku ata kanë ndaluar për formimin e tyre, ndikojnë në funksionimin e gjithë fabrikës së brendshme dhe të jashtme të këtyre qenieve njerëzore. Kjo e bën edhe më të vështirë punën e pedagogut.
E përmenda edhe më lart, rrethohemi nga shumë të mira, të cilat për shkak të shpejtësisë së shfaqjes a ndodhisë së tyre, kërkojnë aftësi dhe veçanërisht përgatitje të veçantë për t’u rrokur dhe veçuar. Nga ana e pedagogut kërkohet të bëhet përpjekje për të nxitur te këta studentë të porsaardhur (fillimisht, e pastaj në vijimësi), cilësitë e vyera të mendjes si imagjinata, gjykimi, mençuria, të nxënit, guximi, integriteti e tjerë, në mënyrë që ata të ndjehen krenarë për rrugën që kanë zgjedhur dhe punën që bëjnë. Mungesa e këtyre cilësive, apo venitja e shpresës tek ata, bëhet shkak pastaj për t’u përulur, për të mos qenë të kënaqur dhe krenarë për rrugën që kanë zgjedhur, por pse jo, edhe shkak për t’u tërhequr. Nga ana tjetër, duhet nxitur tek ata aftësia komunikuese (kaq e domosdoshme edhe ajo), që i bën ata të tërheqin vëmendjen e të tjerëve, por edhe të tërhiqen prej tyre. Duhet nxitur talenti që shpesh herë nuk është plotësisht i dukshëm, (dhe është detyrë e mësimdhënësit ta zbulojë atë në kohën e duhur), duhet nxitur pasioni, objekti i të cilit bën që përpjekjet të shumëfishohen.
Pohimi i këtyre shkaqeve, veçanërisht sot, lyp një veçim të ri; cilësinë (si nga ana e studentit si objekt i punës, por veçanërisht nga ana e mësimdhënësit), që ta vënë në veprim pasionin. Cilësia gjendet e mbrujtur bashkë me shpirtin (nëse. jo, insistohet në atë kah). Mbajtja e ligjëratave të përditshme (e bisedave në grup apo kokë më kokë), nga mësimdhënësi, do të thotë (sipas prof. Umberto Eco-s), të takosh apo të kesh të bësh me njerëz të rinj që janë më të rinj se ti, që kanë ide të ndryshme e që na nxjerrin probleme. Kjo është sfidë, sepse duhet t’u përshtatesh kërkesave e problemeve të gjeneratave të reja, në mos nga ana biologjike, nga ana psikologjike. Pra, të ligjërosh, dhe aq më shumë në sektorin e artit, do të thotë të përzgjedhësh rininë e risitë, sepse ai që ligjëron gjithmonë ka rrezik të përsërisë idetë që ka pasur në fillim, ose përndryshe të ngulfusë në ligjëratë mbushje të panevojshme, apo thjesht, të bëjë moral. Ndërsa kur ndodhemi para brezit të ri, ai pa tjetër do të bëjë pyetje të reja, dhe mësimdhënësi duhet të jetë në gjendje që t’i përgjigjet, po ashtu dhe të detyrohet të ripërtërihet për të nesërmen. Kërkohet të rrëmbesh mendjen e tyre, t’i bësh ata që të përqendrohen rreth saj, çka thuhet dhe si po diskutohet. Por cili është definicioni i konceptit tërheqës? Është e vërtetë se nuk ka një definicion absolut për këtë koncept. Gjithmonë ekziston diçka tërheqëse për dikë. Diçka është e pazakontë kur paraqitet e tillë në raport me diçka tjetër. Një vijë është e pazakontë brenda një strukture dhe, po nuk pati strukturë ajo nuk mund të jetë e tillë. (Ajo është tepër e dukshme në strukturat që përdoren si ushtrime fillestare të grafikës). Pra, ajo diçka tërheqëse që ne na josh, ekziston kur një individ zbulon diçka të pazakontë në lidhje me ato që askush nuk e di, madje as vetë zbuluesi. Ai duhet vënë në kërkim të saj, por si? Jam i bindur, thotë prof. U. Eco, se njeriu i kulturës, artisti, secili sipas mënyrës së vet, niset nëpër botë duke menduar “suaza”, (caqe, kufi) të ndryshme, në të cilat do të ishte e mundur të shpjegoheshin gjërat në mënyra të ndryshme dhe ndalon përnjëherë para diçkaje që është privuar nga interesimi i të tjerëve, duke menduar se ajo mund të bëhej e pazakontë në një kuadër tjetër. Mësimdhënësi tek artet vizuale, (por mendoj se kështu duhet të jetë edhe tek artet e tjera) nuk duhet të protestojë kundër asgjëje krijuese, kundër asnjë interpretimi të një motivi të caktuar, por sipas mendimit tim, atë as nuk duhet ta inkurajojë. Një krijues nuk përpiqet, thotë studiuesi i njohur, për të vërtetuar atë çka thotë nëpërmjet definicioneve (siç bën një shkencëtar), ai nxjerr në pah, ekspozon, paraqet kontradiktat e jetës siç i mendon ai, duke mos u përpjekur t’i japë atyre një zgjidhje të vetme, por të ruajë kuptimin e dyfishtë e të padepërtueshëm lehtësisht, që të përpiqet të nxjerrë në pah bindjen e fortë, besimin se problemi që ai ka, që e shqetëson, nuk ka vetëm një zgjidhje por më shumë se aq. Kuptimi i dyfishtë te filozofi apo studiuesi i shkencave ekzakte, konsiderohet mangësi, kurse te krijuesi, thotë përsëri prof. U. Eco, është një vlerë, është një këndvështrim i veçantë i botës. Por, vështirësia e mësimdhënësit në këtë drejtim, mendoj unë, qëndron edhe në faktin se është tepër e vështirë për të dalluar lirinë nga spontaniteti si dhe lirinë e mospërfilljes. Të mos i nxisim studentët që vetëm të spostohen nga ajo që është e dukshme, por të shohin përtej asaj që duket dhe të ndërgjegjësohen për dijen dhe mundin që kërkohet. Nuk ka asgjë më të aftë për të ndërfutur një pasion, një ide në mendjen e studentit sesa aftësia dhe inteligjenca, si dhe elokuenca nëpërmjet së cilës objektet paraqiten para auditorit me “ngjyrat” e tyre më të forta dhe më të gjalla. Nëpërmjet tyre një mësimdhënës me eksperiencë të vyer artistike dhe me dijet e nevojshme, përkushtimin dhe aftësinë për t’i transmetuar ato, nxit imagjinatën e studentëve, krijon besim dhe u jep forcë ideve të cilat mund të krahasohen mes tyre nga qëndrueshmëria dhe serioziteti i çështjes. Ndikimi i një gjykimi të një individi apo të një tjetri (pedagog apo student qoftë ai) është thjesht gjykimi i një tjetri. Ai duhet dëgjuar, porse ndikimi i tij në gjykimin tonë duhet të përshkallëzohet natyrshëm, e kjo kërkon inteligjencë. Arsimi, thotë prof. Vittorio Holse, me shumë grada shkencore, e që ka dhënë leksione në shumë universitete të botës, dhe aktualisht Ordinary Profesor në Universitetin e Esenit dhe anëtar i Qendrës Kërkimore Kulturore Issenschaften Institut në Nordrhein – Westfalen, ka të bëjë me vlerat që një person pranon dhe që tragjedia e botës moderne, e cila manifestohet për shembull në kuadër të ashtuquajturave shkenca humane, konsiston në këtë: Edukohen gjithnjë e më shumë njerëz të cilët njohin gjithnjë e më shumë kulturat e tjera, por që nuk janë në gjendje të vlerësojnë atë që kanë mësuar, të thonë se çfarë është e drejtë, çfarë është e arsyeshme dhe çfarë është më pak në kulturat e tjera... Çfarë të bësh kundër kësaj situate? Duhet të forcohet (thotë ai) ideja e edukimit... Pra, kushtet konkrete, kërkojnë një ndryshim rrënjësor në fushën e edukimit. Si kompensim i mungesave, duhet rritur gjerësia e gjykimit objektiv, puna më e madhe, intensifikimi në përkujdesjen dhe përshtatjen ndaj personaliteteve që ndryshojnë, me të cilët mësimdhënësi dialogon. Shpirti i komunikimit të lirë, i shkëmbimit të ideve, i arritjeve dhe i dështimeve nga përvoja e kaluar, duhet të bëhet toni dominues. Aty ku fillon zbatimi i sistemit të konkurrencës apo i garës që ka të bëjë me krahasimin e individëve, por jo vetëm në drejtim të sasisë së informacionit që ka thithur personi, por në pikëpamje të cilësisë së punës së bërë – aty ku merr ngjizje dhe standardi i vlerës së vërtetë. Dhe, jeta shkollore duhet të organizohet, sipas mendimit tim, mbi një bazë jo tepër zyrtare por, gjithnjë e hapur e më depërtuese për te shpirti i studentit. Në fakultetin e arteve vizive, për shkak të specifikës së tij, ka pak rregull në dukje, dhe faktikisht aty nuk mund të ketë rregulla strikte për sa i përket disiplinës, aty gjërat janë si në një proces ndërtimi, që lind e nxitet si rezultat i procesit të krijimit, aty nuk mund dhe nuk duhet të ketë qetësi, prandaj atje ka edhe një lloj “rrëmuje”, zhurme që vjen si pasojë e vetë aktivitetit krijues. Dhe, si rezultat, lind një disiplinë e llojit të vet. Pra, koncepti për disiplinën në këtë fakultet, ndryshon, po të jetë se kemi një pikëpamje të tillë. Koncepti i ngushtë i disiplinës shkollore tradicionale, në këtë rast ka rrezik të nënvleftësojë disiplinën më të thellë e më të gjerë që buron nga roli që ka ai në punën krijuese për të kontribuar vërtet në një rezultat të dukshëm dhe të prekshëm nga ana e formës, formë për të cilën mund të kërkohet përgjegjësia, por mund edhe të kapërcehet gjykimi i saktë (i ngurtë). Shkolla, mendoj unë, të mos jetë vetëm një vend për të mësuar zanatin (i cili është i nevojshëm) dhe të ketë vetëm disa lidhje abstrakte e të largëta me një jetë të mundshme plot tension në të ardhmen, por pedagogu duhet të përpiqet që qëllimi i saj të jetë futja e formave aktive, ripërtëritja apo gjallërimi i shpirtit krijues. Por, një nga faktorët përcaktues në efektivitetin e punës, në cilësinë e saj në përputhje me ritmin e lartë që kërkohet, është përqindja tepër e vogël e mësimdhënësve të përgatitur mirë. Edhe pse ata mbajnë tituj, është tepër e vështirë për ti zbuluar. Aureola, që shumë prej tyre i rrethon, është vënë nga vetë ata, apo nga një grup njerëzish me interesa të ndërsjella. Është e papranueshme, mendoj unë që në fakultetin e arteve vizuale, jepen lëndë teorike, pa tekst të aprovuar dhe të miratuar nga organet përkatëse. Gjithashtu nuk është normale që çdo atelie të mos ketë të afishuar, apo të printuar e të depozituar në sekretari apo bibliotekën e shkollës projektin (i cili ndryshon nga viti në vit, në bazë të kërkesave në rritje) me konceptet dhe idetë bazë që udhëhiqet atelieri përkatës, ekzaktësisht nga drejtuesi i atelierit. Gjithashtu, ka një formalitet në vjeljen e mendimit të studentëve për gjendjen dhe drejtimin në shkollë. Demokratizimi çalon. Çdo problem i rëndësishëm, shqetësues ose jo, i cili mund të paraqitet në fund të çdo viti, apo edhe një problem i shfaqur papritmas, diskutohet vetëm nga këshilli, i cili përbëhet nga drejtuesit e atelieve, të cilët kanë mes tyre konflikte interesash dhe si rezultat, mungon oponenca reale, ajo nga pedagogët e tjerë ashtu dhe nga studentët. Do ishte e vlefshme, që përveç diskutimeve në këshill, të organizohen çdo fund viti takime të hapura me pjesëmarrjen edhe të pedagogëve të tjerë mësimdhënës, si dhe të ftuar nga rektorati, si dhe (e përsëris një gjë të tillë), përfaqësues nga studentët, ata me mesatare të lartë, të cilët janë edhe më të interesuar. Si pasojë e një hapje të tillë, problemet nuk do qëndrojnë më të mbyllura, por do të ketë më shumë të interesuar, do të vihen në lëvizje më shumë individë, ballafaqimi do të rrisë përgjegjësinë, do të shtojë dinamizmin, konkurrencën, stimujt e tjerë. Dhe së fundi, po e mbyll me një thënie të marrë nga Tuçi, studiues i filozofisë tibetiane, të cilën po e përshtas për studentët: Ashtu si të gjithë njerëzit (pa dyshim edhe studentët) nuk mund të ngrihen menjëherë në nivelet e kundrimit, rruga drejt shpirtit të lirë është një ngjitje e vështirë. Disa fillojnë të ngjiten nga një distancë e largët, ndërsa disa të tjerë nga një më e afërt. Por edhe pse rrugët janë të ndryshme, pika e mbërritjes është një e vetme (por e vështirë).
Intervista
Artist apo mësimdhënës, duhet të zgjedhësh
(Marrë nga revista Beaux-Arts, (Mars-2008-faqe46-49) bisedë me prof. Alain Bublex-në akademinë e arteve të bukura në Provence)
Çdo artist, thotë ai, që bëhet profesor (mësimdhënës), pushon së qeni artist, sepse mësimdhënia nuk është një aktivitet prej diletantësh. Është si vaji me uthullën që nuk përzihen bashkë.
-Cili është boshllëku kryesor në shkollat e artit?
Vizatimi nuk mësohet në mënyrë mjaft rigoroze. Ne mbetemi në mitologjinë e gjeniut krijues. Megjithëse mungon një vështrim teknik mbi punën: gjatë kalimit të jurive në fund të vitit ne i gjykojmë punët e studentëve nëpërmjet disa besëtytnive. Juve keni përballë jush pesë (ose më shumë) persona që u besojnë ose jo. Është shumë rrethanore.
-Nuk e mbroni ju pikëpamjen akademike të kohës ku shkollat kanë tendencë të përcaktohen si hapësira të lirisë, ku asnjeri nuk ka nevojë të di të vizatojë?
Për të zotëruar mendimin tënd, duhet të zotërosh gjuhën tënde. Zotërimi i mjeteve teknike është çlirues, lehtësues. Këtë e kam mësuar nga bota e vizatimit. Sa më i madh të jetë rreziku për të dështuar, aq më pak vend ka inovacioni. Dhe me të drejtë përftimi i metodave teknike e pakëson këtë rrisk, nga ana tjetër vizatimi shërben për të konceptuar një ekspresion, një paraqitje, një vënie në dukje: gjithçka, çdo gjë atje është çështje e formës, e ekuilibrit, ritmit, masës, ngjyrave, nocione këto që shfaqen pak ose shumë lehtësisht në funksion të aftësive që ne kemi. Nga kjo pikëpamje, një shkollë rigoroze për mua është çliruese, jo shtrënguese.
Ndryshimi i pedagogjisë çdo vit (Nga Joel Bartolomeo)
-Ju keni aplikuar që nga 2007, mënyra të reja për pranim (konkurse) që të hapni, t’i krijoni akoma më shumë mundësi shkollës, për ato të veçantat. Si keni vepruar?
Kishim gati dhjetë vjet që i kërkonim konkurrentëve që të paraqiteshin me dhjetë fotografi dhe tri minuta shoqërim me tinguj (kolonë zanore). Shumë vinin për arsye, sepse ne nuk kërkonim as vizatim e as ndonjë shkrim teorik. Por, kandidatët më të mirë, ato të veçantët, kuriozët dhe më energjikët, shkonin në vende apo shkolla të tjera. Atëherë ne i propozuam dhjetë studentëve dhe një profesori të reflektonin për mënyrat e reja të pranimit. Kështu lindën një sërë mundësish që propozon të paraqitesh me: “tri fjalë, një kërcim, një bindje e jotja, një spostim apo zbythje, një gënjeshtër, një mungesë artikulimi (vështirësi në shqiptimin e fjalës), një enigmë, mbajtësja e shisheve tuaja e tjerë”. Sot kandidatët vijnë nga e gjithë Franca për shkak të këtyre kërkesave. Në momentin e konkursit ata priten nga studentët që i propozojnë atyre të pinë kafe, një moment relaksi, video etj.
-Çfarë prisni ju nga kandidatët?
Ne s’ia varim fare faktit që dikush nga ata mund të ketë bërë një përgatitje private prej 3000 euro, apo nëse ai vizaton si një zot. Ajo që ne na intereson, nuk janë vizatimet e tij të bukura por ato që ai mban nën krevat. Ai duhet të jetë i gatshëm të verë në dyshim, arritjet e veta dhe paragjykimet për artin. Bota shpirtërore, energjia dhe kurioziteti janë thelbësore, dhe natyrisht është një plus nëse ai di ta paraqesë punën e tij nëpërmjet gjuhës së artit kontemporan, ose e njeh p.sh. Deleuze-n? (filozof francez ka vdekur më 1995). Shpesh kandidatët ndalojnë te Matisse dhe Picasso.
- Shkolla është përcaktuar si eksperimentale. Konkretisht çfarë do të thotë kjo?
Një nga karakteristikat e pedagogjisë është që ajo të ndryshojë çdo vit dhe çdo profesor, po ashtu ndryshon ciklin, dhe kjo për të evituar që mësimdhënia e tij të mos precipitojë dhe të bjerë, por përkundrazi një inerci e madhe të vendoset. Një tjetër karakteristikë është që të gjitha vendimet merren në mënyrë kolegjiale. Profesorët e përkrahin shumë njeri tjetrin sepse ato kanë bërë si zakon të jetojnë në bashkësi. Kjo lejon që konfliktet e heshtura të shpërthejnë dhe të zgjidhen larg studentëve. Ne jemi të aftë që ti kushtojmë një Weekend të tërë, për të përcaktuar së bashku shkollën që ne do donim dhe nga ana tjetër, studentët ne na ndihmojnë për të përcaktuar mësimdhënien. Kjo ka bërë që në Grenoble, ti mund të marrësh diplomën pa bërë një vepër, por thjesht një performancë apo një libër. Nga ana tjetër një nga kriteret e para, është cilësia plastike e punës. Ne nuk kërkojmë të nxjerrim artistë të gatshëm për tu punësuar, por më shumë njerëz që rezistojnë. Një e katërta e të diplomuarve tanë zgjedhin që të vazhdojnë të punojnë jashtë sistemit apo jashtë rrjedhës normale, në një realitet tjetër artistik, sepse veprat e tyre nuk pranohen nga tregu, nuk negociojnë në treg.
-Disa shkolla në të kundërt i mësojnë studentët e tyre që të bëjnë punë që të shiten, duke i kthyer ato gati në produkte marketingu?
Një gjë e tillë është e pa imagjinueshme në Grenoble, ku ka një dyshim të vërtetë ndaj tregut. Ne nuk i mësojmë atyre një retorikë, përkundrazi ne i themi atyre që e rëndësishme është puna që ato bëjnë. Në të kundërt, me kërkesë të tyre, ne kemi instaluar (ngritur) atelie të shumtë teknikë: për fotoshop, internet, grafikë dhe ftojmë galeristë të shumtë dhe njerëz të institucioneve të ndryshme të takohen me studentët.
- Si i ndërtoni ju kurset, leksionet, programet mësimore?
P.sh. unë sapo realizova një workshop për zërin dhe tregimin. Unë i propozova atyre një seri ushtrimesh për një minut a la Oulipo (sipas shoqatës letrare që bënte letërsi eksperimentale), e para: për të mos thënë asgjë, e dyta: të flasësh me zërin tënd, e treta: të artikulosh shumë ngadalë ose duke blegëritur një tjetër për të bërë një simfoni onotomatopeike (tingull-imituese) ose me tinguj kafshësh. Unë në fakt e imagjinova këtë, sepse shumë prej tyre kanë vështirësi për tu shprehur e për të shpjeguar punën e tyre, dhe gjithashtu për ti bërë që të njohin një fushë që ata e injorojnë krejtësisht, atë të poezisë tingëlluese. Në këtë kuadër më duket themelore që profesori të marrë pjesë në ushtrime dhe vetë.
Të nxisësh që ata të prodhojnë vetë një koncept
(Prof. Vincent Labaume, në shkollën e artit të Bayonne)
-Ju militoni për një art thellësisht të rinovuar, cilat janë aktet e reflektimit?
Unë përpiqem t’ia zgjeroj mësimin me praktikat nga më të ndryshmet. Ideja është që ta bësh më të ngrohtë mësimin nëpërmjet krijimit të krahasuar. Kjo mungon shumë në shkollat e artit, të cilat tkurren, futen shumë në veten e tyre. Unë nuk jam një mësimdhënës profesionist. Jeta ime profesionale ka kaluar nëpërmjet radios, filozofisë, tregtisë, shkrimit dhe bibliografisë. Leksionet e mia janë si një sintezë e përbashkët e tyre. Që prej dyzet vitesh arti nuk mund të kuptohet veçse nëpërmjet hapjes ndaj këtyre praktikave që janë në dukje të huaja për të.
Çfarë mund ti sjellë një artisti të ardhshëm një diversitet i fushave të tilla në mësimdhënie?
Nuk është fjala të bësh me ato një subjekt të një “humanizmi të ri” as edhe ti japësh atyre një varak që ti bëjë ato të shkëlqejnë në sytë e koleksionistëve. Thjesht, duhet ti japësh atyre të kuptojnë që puna artistike ka si specifikë të saj që nuk kënaqet me riprodhimin e normave dhe formave të dhëna. Nuk është fjala që ti mësosh atyre Aristotelin (këtë ata mund ta bëjnë vetë. Shënimi i përkthyesit), por ti nxisësh që të prodhojnë një koncept, me të gjitha ato që kjo mund të sjellë në kuptimin e rrokjes së reales dhe të synimeve të një vepre. Një grafist, duhet të jetë shumë më performant kur ai do të ketë mësuar të formojë një koncept ose të observojë p.sh. artin e murgjve të shek. IX, të cilët zbuluan raportin në mes fjalëve dhe imazheve.
-Ju insistoni gjithashtu në rëndësinë e mësimit të teknikave, pse?
Shkollat e artit, janë ndërtuar duke u ndarë nga realiteti efektiv i botës së artit përpara se sa të hyhet në një periudhë të dytë të viteve ‘70, kur u futën tërësisht në mësimdhënie vetë artistët. Ata sollën vështrimin e tyre kritik mbi këto praktika akademike dhe formuan gjenerata të tëra artistësh që pothuajse u shndërruan në profesorë pa kaluar nga shtëpia e artit. Këto të fundit riprodhuan ligjet e artistëve të viteve ‘70, por ata nuk ishin në të njëjtën fazë me kohën e tyre. Ata favorizuan ekspresivitetin personal në përgjithësi duke e shkëputur praktikën akademike nga ajo që është themelore si: observimi i një trupi, të një forme, që për mua mbeten thelbësore për formimin e një artisti. Unë gjithashtu insistoj shumë në raportin me gjuhën.
-Cili do të ishte, sipas jush, profili ideal i një nxënësi, studenti të një shkolle arti. Çfarë duhet të presë ai?
Ne nuk jemi atje për t’ia thyer ëndrrat e tyre, por megjithatë..... Duhet të kesh idenë e një institucioni që do të thyejë çdo gjë duke ndihmuar pastaj që të ringjisësh copërat. Ne nuk kërkojmë të talentuar të pavendosur, të parët e klasës, por më shumë njerëz të vendosur, të gatshëm për t’i bërë një farë rezistence përfitimit të dijeve.