Bonot e privatizimit, afati i perdorimit skadon me 2010
Bonot e privatizimit mund te perdoren per qellimin me te cilin jane emetuar, deri me 31 dhjetor te vitit 2010. Ne vitin 2005, Parlamenti ka shtyre afatin e perdorimit te tyre. Mirepo qe nga koha kur u shty afati i perdorimit te tyre, ende nuk ka aktivizim real te bonove ne privatizimin e prones publike. Sipas ligjit, pjesemarrja e letrave me vlere ne privatizimin e ndermarrjeve dhe shoqerive te sektoreve me rendesi te vecante, percaktohet ne formulen e privatizimit, por ne cdo rast ajo nuk do te jete me e larte se 20% e kapitalit te kontabilizuar. Deri tani i jane shperndare popullsise 68.3% e sasise se planifikuar te bonove te privatizimit ose rreth 51 229 000 000 leke. Ndersa te pa shperndara jane 23 748 000 000 ose 31.7%. Ne total ishin parashikuar 74 977 000 000 ose 100%. Ne procesin e privatizimit jane perdorur vetem 14.6% e tyre ose 10 935 193 000 leke, nderkohe qe te paperdorura jane 64 041 807 000 ose 85.4%. Shifrat flasin vete duke vertetuar deshtimin deri tani te kesaj skeme privatizimi. Pavaresisht vleres qe kane marre ne treg ditet e fundit letrat me vlere, perdorimi real i tyre ne privatizimin e prones publike ende nuk ka marre forme te qarte. Qeveria premtoi ne fund te vitit 2005 se do te hartonte nje platforme te posacme per menyren e perdorimit te bonove te privatizimit, te sanksionuar me ligj te vecante. Te pakten, nese deri tani bonot e privatizimit konsideroheshin nje mjet i pa tregtueshem, qeveria hapi dje driten jeshile per perdorimin e tyre. Por Shqiperia ka kushte te favorshme per te investuar. Ndoshta, rishikimi i legjislacionit aktual per fondet e investimeve do te ishte nje hap pozitiv per lejimin e tyre per te punuar, duke i krijuar edhe perparesite e nevojshme per investimet e ardhshme qe do te bejne brenda ketij kuadri ligjor mbeshtetes.
Shtyrja
Pavaresisht vleres qe kane marre ne treg ditet e fundit letrat me vlere, perdorimi real i tyre ne privatizimin e prones publike, ende nuk ka marre forme te qarte. Ne vitin 2005, Parlamenti ka shtyre afatin e perdorimit te tyre. Mirepo qe nga koha kur u shty afati i perdorimit te tyre, ende nuk ka aktivizim real te tyre.
Shtyrja
Pavaresisht vleres qe kane marre ne treg ditet e fundit letrat me vlere, perdorimi real i tyre ne privatizimin e prones publike, ende nuk ka marre forme te qarte. Ne vitin 2005, Parlamenti ka shtyre afatin e perdorimit te tyre. Mirepo qe nga koha kur u shty afati i perdorimit te tyre, ende nuk ka aktivizim real te tyre.