Mbyllet shkolla, feste ne familjen e Agustinit
Dita e djeshme ka finalizuar mbylljen e vitit shkollor 2009-2010, ne te gjitha shkollat 9- vjecare te vendit. Nota gezimi dhe keqardhjeje njekohesisht ndjehen ne zerat e femijeve, e sidomos te Agustinit. Edhe pse dita e fundit e shkolles, ky 13 vjecar para dhe tetraplegjik eshte paraqitur ne mjediset e shkolles si zakonisht, i shoqeruar nga nena e tij, Agia. Ai nuk kishte si te mungonte pikerisht ne kete dite, pas suksesit qe ka mundur te arrije gjate ketij viti. Kater muaj me pare, 13-vjecari festoi per here te pare festen e mesuesit ne kete shkolle, bashke me shoket e tij. Ndonese s'kishte bere asnje klase shkolle, zgjuarsia e lindur dhe vullneti per te mesuar, bene qe Agustini t'ia dilte mbane dhe dje ai ka perfunduar klasen e peste. Mesuesja e tij kujdestare, Luljeta Myftaraj thekson se me gjithe veshtiresite e fizikut te tij, gjate ketyre muajve, 13-vjecari i paralizuar shkelqeu shume ne lendet shkencore, ku dhe ka me shume prirje. Agustini tashme i ka bere planet per pushimet e veres. Pak argetim me shoket ne kohen e lire, pjesa tjeter, mesime dhe vetem mesime. Ndersa nena e tij duhet te mendoje per vitin e ardhshem shkollor, veshtiresite ne gjetjen e transportit per djalin e saj te paralizuar, per te mos prere ne mes endrren e tij per dije. Te jesh si gjithe te tjeret, per Agustinin nuk eshte vetem nje citat qe te gjithe e thone, por per te do te thote kembengulje e vullnet, per te arritur gjerat qe ti i ke enderruar dhe deshiruar aq shume.