E Diel, 1 Nëntor 2026

Legalizim me letra me vlere, cmimi i bonove shkon 12 %

Bonot e privatizimit jane shitur dje ne ore te caktuara te dites me 12 per qind. Shkak i rritjes me shume se 8 per qind te cmimit te letrave me vlere, eshte bere nje deklarate e kryeministrit Sali Berisha dy dite me pare, i cili njoftoi se qeveria do te aktivizoje letrat me vlere, ne procesin e legalizimit te banesave. Ne thelb te deklarates se kryeministrit, premtohet perfshirja ne shlyerjen e fatures se legalizimit deri ne masen 80 per qind. Por nga ana tjeter, ende nuk ka nje projekt te qarte ne kete drejtim dhe te interesuarit nuk jane te informuar se sa do te jete vlera e bonove te privatizimit, qe do te pranohen per legalizim. Dje ne sheshin para Bankes se Shqiperise, kambistet i kane ofruar letrat me vlere nga 8-10 per qind ne varesi te oreve ku kerkesa ka qene me e madhe. Interesimi i njerezve ka qene i larte, pohojne tregtaret, por nuk jane te qarte rreth mundesise se perdorimit te tyre dhe vleres me te cilen mund te shiten bonot, gjate diteve ne vazhdim. Interesimi me i madh ka qene pasditen e merkure per te blere bono privatizimi, por me pas duke qene se nuk ka nje projektvendim te qarte ne kete drejtim dhe te interesuarit jane disi konfuze, kerkesa per blerjen e bonove ka rene pak. Por gjithsesi ato jane shitur dje me plot 8 per qind me shume se tre dite me pare.

Aktivizimi

Qeveria ka vendosur per qytetaret qe duan te legalizojne objektet e tyre informale, 80 per qind te pageses se vleres se legalizimit ta kryejne nepermjet letrave me vlere. Nga kjo pagese do te perjashtohet vetem taksa e infrastruktures, e cila paguhet prane pushtetit lokal. Per sa i perket qytetareve, te cilet e kane paguar vleren njeqind per qind, kreu i qeverise Sali Berisha sqaroi se qeveria do t'u rimbursoje 80 % te vleres, te cilen ata do ta paguajne me letra me vlere. Gjithashtu qeveria ka miratuar edhe listen e pronareve qe do te kompensohen si edhe fondin e parave qe do te perdoret per kompensimin e tyre. Behet fjale per ato ish-pronare, trojet e te cileve jane zaptuar nga ndertimet informale qe jane bere pjese e procesit te legalizimit. Gjithsej jane 685 ish-pronare. Vlera e fondit qe do te perdoret per kompensimin e tyre arrin ne 2.3 miliarde leke. Po dje qeveria ka miratuar edhe dhenien e lejeve te legalizimit per 6521 familje. Nga ky vendim i qeverise perfitojne 11 qarqe si Tirana, Berati, Fieri, Elbasani, Lezha, Durresi, Dibra, Gjirokastra, Korca, Kukesi dhe Vlora.

Bonot

Sipas perllogaritjeve, jane rreth 750 mije qytetare, te cilet perfituan nga letrat me vlere dhe bonot e privatizimit. Gjate periudhes se qeverisjes socialiste ky proces ndenji pezull, duke mos i konvertuar letrat me vlere ne aksione. Sipas te dhenave, rreth gjysma e letrave me vlere u mbeten ne dore qytetareve kur ligji i vitit 1998 nuk u zbatua. Sipas ligjit te vitit 2008, ne kuadrin ligjor per realizimin e procesit te privatizimit per sektore strategjike dhe jostrategjike, eshte parashikuar pjesemarrja e letrave me vlere dhe bonove te privatizimit.

Gjendja e bonove te privatizimit:

Te shperndara 51.229.000.000, ose 68,3%

Te pashperndara 23.748.000.000, ose 31,7%

Totali 74.977.000.000, ose 100%

Te perdorura ne privatizim 10.935.193.000, ose 14,6%

Te paperdorura 64.041.807.000, ose 85,4%


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›