E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjen nata finale e "Akademise se Yjeve"

Ne vigjilje te nates finale te "Akademise se Yjeve" surprizat do jene madheshtore. 11 konkurrentet qe per tre muaj kane kapercyer sfidat perballe njeri-tjetrit ne tre disiplina:kenge, balet dhe debat, do jene perballe votes se publikut, per te konkurruar per vendin e pare, te dyte dhe te trete si dhe per Cmimin e madh. Kete vit perballe gjykimit dinjitoz te perfaqesuesve te medias shqiptare, te drejtuesve te shtepise diskografike "Eurostar" dhe te drejtuesve te "Balkanica television". Me qellimin e vetem qe konkurrentet me te mire, ato qe do meritojne cmimin e merituar te votes se publikut te hyjne ne boten e spektaklit me nje suport te rendesishem, per tu mbeshtetur denjesisht ne hapat e para te karrieres se tyre artistike. Ne fakt te 11 konkurrentet qe kane merituar finalen, jane fitues ne vetvete. Ato kane mesuar shume, ne shkollen e pare te vertete te Artit te tyre. Per t'i treguar te gjitheve se arti i vertete behet me pasion, deshire dhe mbi te gjitha talent. Nata e madhe e "Akademise se Yjeve" do te transmetohet ne oren 22.00 ne televizionin "Klan" gjate mbremjes se sotme.

Akademia, nje format i se ardhmes

Jane kthyer tashme ne personazhet me te dashur te brezit te tyre. Me sinqeritetin e moshes kane rrezellyer historia nga me te cuditshmet duke rrembyer vemendjen e bashkemoshatareve. Ka qene nje nga qellimet e medha te Akademise se Yjeve, kete vit, te percjelle idete dhe boten e adoleshenteve shqiptare. Kush jane ata ne te vertete, si i kane marredheniet me prinderit, me mesuesit, me njeri-tjetrin. Cili eshte mendimi i tyre per politiken dhe per te ardhmen e Shqiperise. A besojne tek reformat qe jane ndermarre dhe tek nje e ardhme me e ndritur e vendit, ne te cilen jetojne. Kush jane perspektivat qe i presin ato? Nje qellim qe me pjesemarrjen e tyre aktive u kthye ne disipline dhe ne kulture debati. Dhe pa dyshim, sherbeu per te sjelle nje spektakel ndryshe, nje realit show te permasave gjigande. Nje Akademi me gjithe kuptimesine e fjales. Nje vend ku studiohet, punohet, ku mesohet te jesh artist i mire, por dhe te hysh ne boten mediatike, ku te presin jo pak te papritura. Nje nderthurje qe i kalon permasat e gjithe formateve qe jane realizuar deri me sot ne Shqiperi. Nese, ne disa formate te tjera vegjetohet ne luks duke tjerre thashetheme, nepermjet ketij formati eshte servirur nje brez qe kerkon te mesoje, te ndryshoje rutinen e perditshme dhe te kete synime per te ardhmen. Te ndermarre nje profesion, te ndertoje te ardhmen, dhe gjithcka tjeter. Sepse e ardhmja duhet ngritur me sakrifica, perkushtim dhe vullnet.

Adela Lami, Elhaida Dani dhe Fjorela Prenci, me nje pyetesor modern tregojne shume te fshehta te Akademise. Kush jane mikeshat, rivalet dhe personat antipatike. Ke perzgjedhin ato nga pedagoget qe kane punuar me to? Preferencat dhe shume te fshehta te jetes dhe pervojes se tyre ne Akademi.

Miqte, rivalet dhe personat simpatike te Akademise se Yjeve

Adela Lami : "Nuk e sakrifikoj artin per asnje dashuri ne bote"

Akademia per ty?

Shkolla me e madhe e jetes. Vendi ku mesova vlerat e vetes sime, ku provova veten se c'dija te beja.

Mikja me e madhe qe ke zbuluar ketu ne Akademi?

Elda. Njihem, ne fakt, prej 5 vitesh me te, por ketu zbulova se eshte nje mikeshe shume e mire. Ndoshta dhe kuptova qe nje rivale mund te jete dhe nje shoqe me zemer te madhe.

Ke ndjen si rival?

Silvin. Ne shume aspekte e konsideroj si konkurrentin me te forte. Por frike, nuk e kam!

Nga disiplina e kenges?

Elhaida. Eshte mese e dukshme qe ajo eshte kengetarja me e zonja per t'me konkurruar.

Po zysh Zana, si te duket?

Me pelqen fakti qe rri prane nxenesve te Akademise, duke i ndjekur hap pas hapi. Ka aftesine te shkrihet me ne dhe te gjeje me te miren e gjithsecilit.

Preferoni me shume profesor Gerti Vaso apo Enada Hoxhen?

Zgjedh zysh Enaden, sepse ajo ka qene idhulli im i femijerise. Punen prane saj, e konsideroj fat.

Profesor Gerti ka ndonje defekt, qe nuk te pelqen?

Jo. Jane te rralle ata pedagoge qe ta thone te verteten ne sy. Ka shume te tjere qe e bejne punen angari dhe te shtyjne kot, te ecesh perpara.

Kush ju duket personi me simpatik ne Akademi?

Jurgeni. Besoj, se e tregon dhe fakti qe vajzat vdesin pas tij.

Po Silvi si te duket?

Mashkull simpatik, eshte dhe ai.

Ke menduar ndonjehere ndryshe per te?

Asnjehere. Absolutisht vetem si shok.

I dashuri yt duhet te jete medoemos balerin?

Nuk e di! Nje balerin do ishte mire se do me kuptonte deri ne tejeza. Do ishte mire qe ai te kuptonte artin tim. Nuk jam e gatshme te sakrifikoj rrugen e Artit per asnje dashuri ne bote.

Elhaida Dani : "Ke preferoj nga Akademia"

Akademia per ju?

Nje eksperience qe me ka mesuar te ndryshoj.

Mikesha me e madhe e Akademise?

Nita. Diskutimet qe bejme bashke, me pershtaten me shume se me te tjeret.

Po rivalet?

Nita dhe Desi. Adela ne balet.

Zysh Zana si te duket?

Me ka terhequr verejtje disa here per lukun dhe veshjen. Ajo kerkon perfektin tek cdo nxenes. Kjo gje me pelqen.

Mes profesor Kolit dhe Kristit, ke do zgjidhje?

Profesor Sokolin. Me shkrin gazit!Kur jemi pushim me imiton mua dhe Desit, se si kemi kendu. Me pelqen dhe per faktin qe ne pune eshte shume serioz.

A ka ndonje defekt?

Nuk ia kam zbuluar akoma.

Djali me king i Akademise?

Jurgeni eshte i bukur ndersa Silvi me duket king. Nese do me duhet te zgjidhja medoemos, do preferoja Jurgenin.

Nuk eshte pak djale mamaje?

Jo. Me duket tip gazmor dhe me ben shume te qesh. Silvi eshte shume serioz. Ne fakt per moshen qe ka duhet te ishte me i cliret.

Eshte e vertet qe ky Stefani ka shume shoqe?

Jo. Stefani eshte djale shume i turpshem.

E ke menduar ndonjehere se cfare profesioni mund te kete shoku yt i jetes?

Mos me u bo xheloz, duhet te jete artist.

Fjorela Prenci : "Akoma se kam falur puthjen time"

Mikja jote ketu ne Akademi?

Desi. Ndoshta dhe per faktin qe jetojme ne nje shtepi. Jemi afruar dhe na eshte krijuar mundesia te njohim mire njera-tjetren.

Ka defekte Desi?

Nxehet pak shpejt dhe nuk di si te komunikoje ne momentin qe i hipin bubat.

Personi me antipatik?

Labinoti me bezdiste me nderhyrjet e tij te pahijshme dhe pavend.

Mes profesor Kolit dhe Kristit, ke do zgjidhje?

Presor Kolin. Ndoshta sepse ka nje menyre komunikimi qe te ben te mirekuptohesh. Me pelqen menyra si e zhvillon mesimin. Eshte korrekt, i ndjeshem.

Nga gocat ke ke bezdi?

Askend.

A e puthe Stefanin ne muzikalin "High Sckool"?

Jo. Mendoj se puthjen e pare, njeriu duhet ta jape, kur e ndjen. Nuk me pelqejne gjerat false.

Po te ishte Jurgeni ne rolin e Troyt?

Pse, cka Jurgeni me shume! Djem jane te dy!

Meqe ra fjala, kush te duket me kingu mes cunave?

Silvi dhe Jurgeni.

Fiorela, ti je puthur ndonjehere?

Jo. Se kam gjetur akoma personin e duhur per ti falur puthjen time.

Kush te ka ngacmuar me cuditshem ne celular?

Gjeja me e cuditshme eshte kur cuna te panjohur te shkruajne:"Me je fiksuar keq!". Me vjen shume per te qeshur. Gjithashtu dhe kur me thone se e luaj mire rolin e interesantes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›