Bonot e privatizimit, nis te luhatet vlera ne treg
Vlera e bonove te privatizimit ka ardhur ne luhatje kohet e fundit, per shkak te ndikimit qe krijoi vendimi i qeverise, i cili percakton perfshirjen e tyre ne procesin e legalizimit. Nga nje vezhgim i bere nje dite me pare ne tregun e lire valutor rezulton se ato kembehen deri ne 21 per qind, nderkohe qe pak muaj me pare ato kembeheshin vetem 3-4 per qind. Per shkak te fazave ne te cilen u more iniciativa e qeveria, bonot u shiten me 4% fillimisht. Me vone 8% dhe 10 per qind, duke shkuar deri ne 21% bonot e privatizimit u rikthyen ne treg me nje rritje te ndjeshme te vleres se tyre pas vendimit te qeverise se ato do te perdoren ne procesin e legalizimit te objekteve pa leje. Pritja e uljes se vleres se letrave me vlere, do te vijoje gjate javes ne vijim, per shkak te hedhjes se parashikuar ne treg te sasive te medha te depozituara si nga individe, por kryesisht nga institucionet qe deri tani kane pasur depozituar sasi realisht te konsiderueshme te letrave me vlere. Institucione apo grupime qe kane pasur rol te rendesishem ne depozitimin e letrave me vlere apo qe mendohet se kane grumbulluar prej viteve '96 e ketej sasi te konsiderueshme letrash me vlere qe nuk kane mundur t'i investojne do te mundesoje rishfaqjen ne treg te bonove te privatizimit me shume te medha. Ne mesin e muajit qershor, Keshilli i Ministrave vendosi qe qytetaret shqiptare qe do te legalizojne objektet pa leje do te kene te drejte qe 80 % te vleres se tyre ta paguajne me letra me vlere. Per qytetaret, te cilet e kane paguar vleren 100%, ne baze te vendimit te qeverise, do t'u rimbursohet 80 % e vleres te cilen ata do ta paguajne me letra me vlere. Ndersa siperfaqen jashteligjore, te cilen ligji e parashikon qe te paguhet me vleren e tregut, qytetaret do ta paguajne 50 per qind me letra me vlere dhe 50 per qind me para. Numri i pergjithshem i pasurive informale eshte rreth 350 000, me shtrirje ne nje siperfaqe prej 320 000 hektaresh ne shkalle vendi. Zyra per Mbrojtjen e Qytetareve konstatoi se nga 100% e letrave me vlere, 68.3 % e kesaj shume u jane shperndare qytetareve dhe vetem 17.6% jane perfshire ne procesin e privatizimeve te ndermarrjeve te vogla dhe te mesme. Rreth 640 milione dollare kane mbetur te paperdorur. Nje pjese e konsiderueshme e tyre ndodhen ne bankat e nivelit te dyte si Banka e Kursimeve, por dhe ne xhepat e qytetareve. Bonot e privatizimit mund te perdoren per qellimin me te cilin jane emetuar, deri me 31 dhjetor te vitit 2010. Ne vitin 2005, Parlamenti ka shtyre afatin e perdorimit te tyre. Mirepo qe nga koha kur u shty afati i perdorimit te tyre
Bonot te emetuara
Gjendja Vlera (leke) Ne perqindje
Te shperndara 51229,000,000 68.3%
Te pashperndara 23,748,000,000 31.7%
Totali 74,977,000,000 100%
Te perdorura ne privatizim 10,935,193,000 17.6%
Te paperdorura 64,041,807,000 85.4%
Ish-te perndjekurve politike
Gjendja Vlera (leke) Ne perqindje
Te shperndara 17,113,000,000 100%
Te perdorura ne privatizim 4,668,759,000 27.4
Te paperdorura 12,444,241,000 72.6
Bonot te emetuara
Gjendja Vlera (leke) Ne perqindje
Te shperndara 51229,000,000 68.3%
Te pashperndara 23,748,000,000 31.7%
Totali 74,977,000,000 100%
Te perdorura ne privatizim 10,935,193,000 17.6%
Te paperdorura 64,041,807,000 85.4%
Ish-te perndjekurve politike
Gjendja Vlera (leke) Ne perqindje
Te shperndara 17,113,000,000 100%
Te perdorura ne privatizim 4,668,759,000 27.4
Te paperdorura 12,444,241,000 72.6