E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria luan “tenis” me Qipron, shënon 6 gola

Formacioni baze i kombetares, ne ndeshjen miqesore me Qipron:

S. Ujkani, L. Cana. A. Dallku, D.Curri, K.Vangjeli, E.Bulku, E.Skela, A. Agolli, K. Duro, E. Bogdani, H.Salihi

Trajner: Josip Kuzhe

Shenues: Skela 26', 45 ' (11-m), Bogdani 65', Kristostomos 67' (atg), Agolli 70', Vila 75'/ 37' Karalampidis

Kuqezinjte shpartallojne me rezultat te thelle 6-1 qipriotet, ne nje ndeshje miqesore, duke bindur ne lojen sulmuese

Shqiperia, tenis ne miqesoren me Qipron

Ne pjesen e dyte loja e miqve nuk ishte ne lartesine e duhur dhe lojtaret tane shperthejne, duke shenuar kater gola

Aranit Muraci

Kuqezinjte e kthejne ndeshjen miqesore ndaj Qipros, ne nje goleade. Te kritikuar per numrin e pakte te golave dhe shterpesine ne ndeshjet eliminatore te Kupes se Botes, "Afrika e Jugut 2010", te besuarit e Josip Kuzhe shperthejne dhe nxjerrin "dufin" ndaj Qipros. Kombetarja arriti te shenoje plot gjashte gola, ne nje fitore tenistike, qe eshte edhe nje prej fitoreve historike te ekipit tone. Shqiperia dhuroi emocione ne pjesen e dyte te ndeshjes, ne "Qemal Stafa", ku perballe Qipros, e cila nuk rezistoi pas pesimit te golit te trete, e gjeti here pas here rrjeten, duke e thelluar diferencen e golave, brenda pak minutave. Ndeshja nisi e qete dhe me pak raste per te dy ekipet. Kundershtari i miqesores se djeshme, Qipro eshte pare me e vendosur ne fushe dhe kundersulmoi ne minutat e para. Kuqezinjte hidhen ne sulm dhe ne mesin e pjeses se pare Salihi pengohet ne afersi te zones. Gjyqtari jep nje 11 metersh qe kthehet ne gol nga Ervin Skela. Pas shenimit te golit te pare kombetarja kerkoi te thellonte rezultatin, por miqte barazuan shifrat, duke gjetur te hutuar mbrojtjen tone. Ne fund te pjeses se pare i njejti lojtar, Salihi mori nje tjeter 11-metersh te dyte, qe i zakonshmi Skela e kthen serish ne gol. Me fitore mbyllet pjesa e pare e ndeshjes. Ne pjesen e dyte, Shqiperia kerkoi golin e sigurise. Qipriotet, te demoralizuar dhe teksa shprehen pakenaqesi, edhe me vendimet e gjyqtarit, nuk luajten me te njejtin intensiteti ne pjesen e dyte. Sakaq, kuqezinjte pas 20 minutave loje gjejne golin e trete. Bogdani rikthehet dhe gjen rrugen e rrjetes. Me tej, trajneri Kuzhe aktivizon Hyken, Vilen dhe lojtare te tjere te stolit, per t'i provuar te gjithe. Kombetarja thellon diferencen e golave dhe shenon tre gola te tjere. Nje prej tyre, serish me 11-metersh nga Duro, qe lojtar qe aktivizohen ne kampionatin qipriot. Sulmuesi i ri i Dinamos se Zagrebit, Emiliano Vila mjaftohet me aq minuta sa aktivizohet dhe pas nje autogoli te Qipros, shenon golin e pare personal, ne nje ndeshje zyrtare te kombetares sone. Nderkaq, miqte nuk reagojne as ne minutat e mbetura. Shqiperia, pas mungeses se gjate, rikthehet dhe fiton nje ndeshje qe per nga rezultati do te mbahet mend gjate.

Kapiteni

Skela, pas dopietes dy gola larg rekordit te Bushit

Ervin Skela realizoi nje dopiete ndaj Qipros. Me dy golat e ndeshjes se djeshme Skela eshte ngjitur mes golashenuesve me te mire qe ka pasur Shqiperia, ne tere historine. Fantazisti ndodhet aktualisht ne kuoten e 12 golave. Ai ka ende vite karriere para dhe eshte shume rane rekordit te numrit me te larte te golave qe jane shenuar, rekord qe mbahet nga Alban Bushi. Skela, ndonese nje mesfushor, ka arritur qe te shenoje nje numer te konsiderueshem me kuqezinjte. "E rendesishme eshte loja dhe rezultati," - theksoi Skela pas ndeshjes. - "Ishte nje fitore fantastike qe na jep shprese per te ardhmen, qe kjo kombetare te perfaqesohet me mire, gje qe presin tifozet tane. Une ishe pjese e lojes, si te gjithe ekipi," - shprehet mesfushori, qe ende nuk ka gjetur ekipin e ri te edicionit te radhes. Skela pas miqesores se djeshme do ta kete me te lehte qe te nenshkruaje me ndonje nga klubet me te cilat ka qene ne bisedime. Ai pervec faktit qe mbajti shiritin e kapitenit ne fushe, shenoi dy gola dhe krijoi volum te mjaftueshem ne loje, duke treguar serish se mbetet nje lojtar i rendesishem per ekipin tone kombetar.

Fitorja

Fitorja e thelle, 6-1 pritet t'i jape ekipi nje ngjitje ne publikimin e radhes se FIFA-s. Mes ndeshjeve te djeshme miqesore, fitorja e kuqezinjve ishte me e thella dhe do te ndikoje edhe psikologjikisht para ndeshjes eliminatore, ndaj Danimarkes, me 9 shtator.

Sulmi

Salihi i pafat, Bogdani shkon ne 11 gola

Hamdi Salihi mund te konsiderohet njeriu i pafat i sulmit tone. Goleadori i Riedit nuk arriti dot qe te realizonte nje gol, mes gjashte te tilleve qe shenoi kombetarja ndaj Qipros. 26 vjecari ishte preferuar serish ne sulmi, qe nga minuta e pare dhe kishte partner Bogdanit, sipas skemes se re qe praktikoi Kuzhe, me dy lojtare ofensive. Salihi pati disa raste te pastra dhe arriti te fitonte dy 11-metersha, qe u kthyen me pas ne gola. Por e vecante eshte se shkodrani ka shenuar vetem nje gol dhe nuk arrin dot qe te zhbllokohet edhe pse ne Austri ai ka nje rendimet te larte. Nderkaq, sulmuesi i Seria A, Erjon Bogdani eshte rikthyer te goli, pas nje mungese te gjate. Bogu shenoi golin e trete, qe ishte mjaft i rendesishem per fitoren. Goli i djeshem i Bogdanit ishte i 11-ti ne karrieren e tij me kuqezinjte. Sulmuesi i kombetares sone arriti rekordin e ish-sulmuesit Altin Rraklli. Pritet me interes lista e kombetares per ndeshjen e radhes, ndaj Danimarkes, pasi jane disa sulmues qe pretendojne te kene vend ne formacionin baze.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›