E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kredi pa interes, per 50 familje

ELBASAN- Qeveria nderhyn per te lehtesuar situaten e familjeve te pastreha ne Elbasan. Jane 50 familje te strehuara ne shtepite e ish-pronareve, qe do te perfitojne kredi pa interes nga shteti.

Enti Kombetar i Banesave i ka derguar shkresen e posacme deges se saj ne Elbasan, sipas te ciles konfirmohet perfshirja e nje shtrese te caktuar, per t'u strehuar nepermjet skemes me kredi pa interes. Keshtu per Elbasanin eshte aprovuar se do te blihen 50 apartamente ne tregun e lire, per te gjithe ata persona te kategorise se pare, ose qe banojne ne shtepite e ish-pronareve, objekt qe me ligj i eshte kthyer ketyre te fundit. Sipas drejtorit te Entit te Banesave ne Elbasan, Sali Cani, te interesuarit duhet te paraqiten sa me shpejt prane entit per te plotesuar formularet dhe dokumentacionin perkates. Deri me tani interesi duket i ulet, megjithate po punohet per sensibilizimin e te gjithe atyre shtetasve qe do te perfitojne nga kjo kredi.

"Te pastrehet e kesaj kategorie, do te jene perfitues nga kredia qe ka marre qeveria per strehimin duke perfituar keste per 30 vjet me interes zero, ndersa banesat do te blihen ne tregun e lire", shpjegoi Cani per gazeten "KJ". Per te perfituar personat e kesaj kategorie qe banojne ne shtepite e ish-pronareve dhe i paguajne ende qira shtetit, do te duhet te mos kene ne pronesi objekt banimi, certifikate familjare te dates 31.12.1992, vertetim negativ nga ZRPP-ja ne emer te kryefamiljarit, ose te anetareve te tjere te familjes, per mungese prone te regjistruar apo ne proces regjistrimi. Gjithashtu sipas Canit, duhet statusi i te pastrehut, kategoria ish-prone private, e leshuar nga Keshilli Bashkiak.

Nderkohe qe Bashkia Elbasan ka aplikuar per ndertimin e banesave me qira te ulet, per familjet ne nevoje dhe eshte ne pritje te kredise per banesat me kredi, per intelektualet ne nevoje. Elbasani numeron rreth 3.000 persona qe kane nevoje per strehim.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›