E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bonot e thesarit, fitimet me te larta se depozitat

Nese do te marresh kursimet me larta, investo ne bonot e thesarit, se risku eshte zero dhe fitimi eshte me i larte. Blerja e bonove te thesarit ne momentin aktual eshte mjaft e leverdishme, si per individet, ashtu edhe per institucionet financiare, te cilat nuk kane nje alternative me te mire investimi. Norma e interesit te bonove eshte ndjeshem me e larte se, e depozitave te kursimit. Ne te gjitha bankat, interesi i depozitave ne leke mund te arrije maksimumi ne 4.5 per qind per depozitat tremujore, nderkohe qe bonot e thesarit arrijne deri ne 6.10 per qind, por per keto afate. Interesi i bonove te thesarit pritet te rritet edhe me shume gjate muajve te ardhshem, per shkak se Banka e Shqiperise ka lajmeruar per rritje te metejshme te normes baze te interesit kete vit.
Per t'i investuar kursimet ne bono thesari mund t'i blini ato ne tregun primar e ne ate sekondar. Tregu primar perfaqesohet nga shitja e ketyre instrumenteve te borxhit ne ankandet e radhes te Bankes se Shqiperise. Veshtiresia per individet per te marre pjese ne kete treg eshte reale, pasi edhe per vete strukturen e ketij tregu, pjesemarrja ne tregun primar mbart kosto per individet. Keshtu qe mundesia me e mire per te investuar ne bono thesari mbetet tregu sekondar, qe ne Shqiperi perfaqesohet ne pjesen derrmuese nga bankat e nivelit te dyte. Sherbimi ofrohet nga te gjitha bankat, si dhe ne te gjitha deget e tyre ne rrethe, duke u bere keshtu me atraktiv edhe per bleresit e mundshem te bonove te thesarit. Njekohesisht, bankat e nivelit te dyte ofrojne edhe blerjen e ketyre instrumenteve te borxhit para afatit te maturimit.

Krahasimi i normes se interesit

Afatet Bono thesari Depozita

3 - mujore 6.10 % 4.50 %
6 - mujore 7.43 % 5.00 %
12 - mujore 8.1 % 5.30 %
2 - vjecare 8.10 % 5.40 %
3 - vjecare 8.6 % 6.00 %

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›