Bonot e thesarit, si ndikojne ne zhvillimin e tregjeve
Nje treg aktiv i bonove te thesarit mund te luaje nje rol kritik ne stabilizimin e financave te qeverise, ne funksionimin e politikave monetare, si dhe ne zhvillimin e tregjeve bashkekohore financiare te kapitaleve. Hapesirat e perdorimit te tyre nuk mungojne. Specialistet shprehen se qeveria mund t'i perdore bonot e thesarit per te financuar nje pjese te nevojave te saj financiare. Bankat qendrore i perdorin ato per te realizuar kontrollin e normes se interesit dhe parane ne qarkullim. Por nje rol tjeter i tregut eficent te bonove te thesarit eshte edhe rritja e konfidences se investuesve ne tregjet financiare dhe, shpesh, fondet e investuara fillimisht ne bono thesari me vone zhvendosen ne financimin e ekonomise private, ku fitimet jane me te larta. Cdo ekonomi qe deshiron te zhvilloje nje sistem financiar modern, se pari duhet te krijoje nje treg funksional te bonove te thesarit. Nje treg i tille varet nga dy faktore kryesore: shitje ne intervale te rregullta te bonove dhe nje treg dytesor i rishitjes me shume likuiditet, pra shitblerje ne sasi te medha. "Faktori i pare, i cili siguron konfidence dhe thellesi depertimi ne treg, eshte realizuar ne menyre efektive nga Banka e Shqiperise, - shprehen specialistet e Bankes se Shqiperise, - kurse tregu dytesor mund te ndihmohet nga zhvillimi i burses kombetare dhe nga rritja e pjesemarrjes ne te". Zhvillimi i plote i tregjeve financiare eshte nje strategji afatgjate dhe detyrimisht do te vije si pasoje e zhvillimeve te shumanshme, si: ruajtja e stabilitetit makroekonomik, vazhdimi i fushates kunder inflacionit, forcimi i strategjise ekonomike kombetare etj., por situata aktuale paraqet mundesine per pasurim personal dhe njekohesisht kontribut ne permiresimin e sistemit financiar.
Interesat, si po rriten
Duke filluar qe vitin qe shkoi interesi i bonove te thesarit eshte rritur me nje tendence te dukshme. Keshtu per bonot me afat maturimi 1 vjecar norma e interesit ne dy vitet e fundit eshte rritur me gati 2%. Kjo per shkak se, Banka e Shqiperise gjate ketij harku kohor ka shtrenguar politiken monetare duke rritur cmimin e monedhes vendase, cka reflekton menjehere ne rritjen e interesave te letrave me vlere te qeverise. Interesi i bonove te thesarit me maturim nje vjecar aktualisht eshte 8.1 per qind, ndersa dy vite me pare me shume se 6 %.
Bono 12 mujore, si ndryshuan inetersat
Vitet Interesi
2005 6.7%
2006 6.46%
2007 7.90%
2008 8.10%