E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karroca perplaset me makinen, 4 te plagosur

Kater persona mbeten te plagosur pasditen e djeshme si pasoje e nje aksidenti rrugor qe ndodhi ne rrugen nacionale Hani i Hotit-Shkoder. Burime zyrtare te policise se Malesise se Madhe thane se "perplasja mes dy mjeteve, nje autoveture me nje karroce, ne vendin e quajtur rruga e Vrakes, solli edhe bilancin e rende". Si pasoje mesohet se eshte plagosur Zef Sh., 50 vjec dhe Saimir E., 18 vjec, te dy me banim ne fshatin "Shtoj i Vjeter", te cilet qarkullonin me karroce, si dhe Pjeter Th., 56 vjec, nga fshati Hot dhe Pjeter Rr., 65 vjec, nga fshati Bardhaj, te cilet udhetonin ne autoveture. Kater te demtuarit jane derguar me urgjence ne spitalin rajonal te Shkodres, ku dhe ndodhen nen kujdesin e mjekeve, nderkohe qe policia po heton per zbardhjen e shkaqeve te ngjarjes se rende dhe jane marre ne pyetje disa persona qe kane qene deshmitare.
R.Ll

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›