Nishani-Ferhati, bashkepunim kosovaro-shqiptar
TIRANE- Ministri i Brendshem, Bujar Nishani takon homologun e tij kosovar, Sadri Ferati per bashkepunimin mes dy institucioneve pas shpalljes se Kosoves shtet i pavarur. Dy zyrtaret kane biseduar ne ambientet e Ministrise se Brendshme dhe objekt i diskutimeve eshte bere bashkepunimi ne nivel ekspertesh mes dikastereve qe drejtojne. Nishani ka njohur homologun e tij me reformat dhe pergatitjen e strategjise se decentalizimit te pushtetit vendor. Objekt diskutimi sipas zedhenesit te ministrit, jane bere edhe ceshtjet e qeverisjes vendore, delegimi i kompetencave, transferimi i pronave publike ne varesi te pushtetit vendor dhe e drejta per huamarrje. Ministri i Administrimit te Pushtetit Lokal te Kosoves, Sadri Ferati, i cili shoqerohej edhe nga kryetari i komunes se Prishtines, Isa Mustafa, u shpreh se, "qeveria e Kosoves eshte ne fazen e pergatitjes dhe implementimit te disa ligjeve te rendesishme qe i takojne qeverisjes vendore, e financave".
A.C