Kursimet, si investohet ne bono thesari
Cdo individ mundet te investoje ne bono thesari. Mjafton nje shume prej 300 mije lekesh e bllokuar ne nje nga bankat shqiptare dhe secili mundet te fitoje interesat qe ofrojne bonot e thesarit pa marre persiper asnje rrezik. Pjesemarresit ne ankandet per bono thesari jane: bankat, institucione financiare ose jofinanciare, si dhe individe vendas apo te huaj. Bonot e thesarit jane nje alternative investimi. Keshtu, individi mund te krahasoje interesin e depozitave bankare me interesin e bonove te thesarit dhe te vendose se ku do t'i investoje parate e tij: do t'i lere ne banke ne formen e depozites apo do te bleje bono thesari? investitoret blejne bono thesari me nje cmim blerjeje qe eshte me i vogel se vlera nominale. Diferenca midis vleres nominale dhe cmimit te blerjes eshte interesi i fituar.
Kushtet dhe dokumentacioni
Qe nje individ apo nje institucion te marre pjese ne ankandin e bonove te thesarit duhet qe te paraqese nje vertetim nga banka apo edhe institucione te tjera te lejuara me ligj, ku te shprehet se subjekti ka bllokuar nje shume te caktuar fondesh per blerje te bonove te thesarit (minimumi 300 mije leke). Ndersa individet qe kane planifikuar qe kursimet e tua t'i investojne duke blere bonot e thesarit ne nje nga sportelet e bankave tregtare qe ofrojne kete sherbim, kufiri per te investuar duhet te jete mbi 300 mije leke, nderkohe qe per sherbimin qe te ofron banka ne kete drejtim duhet te paguash nje komision qe varion nga 1000 deri ne 3000 leke. Me kete vertetim subjekti mund te paraqitet prane sporteleve te bankave te nivelit te dyte qe operojne ne Shqiperi ose prane sporteleve te Bankes se Shqiperise per te marre pjese ne ankandet e bonove te thesarit. Kur personi nuk ka njohuri lidhur me bonot e thesarit, prane sporteleve te bankave mundet te marre edhe asistencen e nevojshme qe kerkohet per te marre pjese ne ankand. Aty individi ploteson edhe nje kerkese, ne te cilen specifikohet periudha e kohes per maturim te bonos se thesarit. i gjithe procesi i shitjes se bonove te thesarit eshte i hapur dhe publiku informohet per daten e zhvillimit te ankandeve, shumat per te cilat ka nevoje qeveria, periudhat e maturimeve te bonove te thesarit etj. Te dhenat lidhur me bonot e thesarit publikohen ne faqen e internetit te Bankes se Shqiperise (www.bankofalbania.org), ne Televizionin Publik Shqiptar, ne Agjencine Telegrafike Shqiptare dhe agjencine e lajmeve Reuters dhe ne faqen e internetit te Ministrise se Financave (www.minfin.gov.al).
Ankandet, kur zhvillohen dhe kush i zhvillon?
Si rregull ankandet per shitjen e bonove te thesarit zhvillohen cdo dite te marte; per bonot e thesarit me maturim 3-mujor cdo jave; per afatet 6- dhe 12-mujore cdo dy jave.
Afati maksimal i dorezimit te kerkesave eshte ora 9.00. Kerkesat merren ne shqyrtim nga nje komision i perbashket me specialiste nga Banka e Shqiperise dhe Ministria e Financave. Si nje mjet investimi apo si nje nevoje per fonde, bonot e thesarit mbartin nje periudhe plotesisht te percaktuar kohe. Keshtu, dallohen tri periudha maturimi per bonot e thesarit 3-, 6- dhe 12-mujore. Bonot e thesarit mund te mbahen deri ne maturim, mund te riinvestohen, ose mund te shiten para dates se maturimit. Zoteruesi i bonove te thesarit, banke apo individ, mund t'i riinvestoje ato duke paraqitur nje kerkese, pa qene nevoja per vertetim bankar mbi bllokimin e shumes, kur fondet per financimin e riinvestimit mbulohen me bonot e thesarit qe maturohen. Ne qofte se nje investitor do te rrise investimin e tij, atehere duhet te depozitoje nje shume shtese dhe te marre vertetim nga banka tregtare.
Interesi i fituar nga bonot e thesarit eshte subjekt i mbajtjes se tatimit. Per vendasit tatimi i aplikuar eshte 10%, ndersa per te huajt eshte 15%. Tregu me pakice lejon zoteruesit e bonove te thesarit t'ia shesin ato, teresisht apo pjeserisht, nje banke tregtare para dates se maturimit.
Bonot nuk kane forme
Ne praktiken shqiptare bonot nuk ka pamje apo forme fizike. Per kushtet shqiptare eshte parashikuar thjesht nje dokument i titulluar "Vertetim mbi shpalljen fitues", i cili nuk ka forme ligjore. Nderkohe cdo veprim qe lidhet me bonot e thesarit regjistrohet ne llogari perkatese. Banka e Shqiperise i mban bonot e thesarit ne formen e regjistrimit ne llogari, i cili i mbron investitoret e bonove te thesarit nga humbjet, vjedhjet, falsifikimet dhe lehteson kalimin automatik te pageses nga banka tek investitori ne maturim.
Ne ankandet e bonove te thesarit flasin letrat dhe vetem letrat dhe nuk eshte e nevojshme prania fizike e subjekteve qe kerkojne te blejne bono thesari.
Cfare jane bonot e thesarit?
Bonot e thesarit jane instrument borxhi nepermjet te cilave qeverite marrin hua, mjete te lira monetare (para) nga publiku. Si cdo huamarrje kuptohet qe edhe kjo forme krijon nje raport dypalesh. Qeveria nga njera ane dhe publiku nga ana tjeter. Ne cdo raport secili nga palet realizon interesat e veta.
Qeveria siguron fonde (krijon borxh) me te cilat kryen nje pjese te shpenzimeve te nevojshme dhe huadhenesit te cilet per huane qe japin marrin nje interes te caktuar. Bleresit me te medhenj te bonove te thesarit ne Shqiperi jane bankat e nivelit te dyte, nder te cilat vecohet Banka e Raiffeisen. Po ashtu blerese eshte edhe Banka e Shqiperise.
Investimi ne bono, sa eshte rreziku real
Rrezikshmeria e investimit ne bonot e thesarit eshte aq e vogel, sa pergjithesisht ato shihen si rrezik zero. Rreziku me real per investitoret ne Shqiperi vjen nga ulja e vleres reale te fitimit nga rritja e inflacionit ose renia e vleres se lekut kundrejt valutave te huaja. Por stabiliteti makroekonomik i ekonomise shqiptare (perfundim i nxjerre nga raporti i fundit i Fondit Monetar Nderkombetar) ben te mundur qe investimi ne tregjet financiare shqiptare te ofroje nje rritje reale te te ardhurave, pasi inflacioni vazhdon te mbahet nen kontroll, ndersa vlera e lekut nuk eshte e rrezikuar.