Ujë të pastër në Gjakovë e Kukës, Bashkimi Evropian mbështet këto qytete me projekte për trajtimin e ujërave të ndotura

Kukësi e Gjakova janë dy qytetet që po përfitojnë nga projektet ndërkufitare që mbështeten nga Bashkimi Evropian. Projekti më i fundit, i cili ka nisur të zbatohet është ai “Për ujëra të pastra”. Nga ky projekt në Gjakovë po bëhet sistemimi i shtratit të lumit Llukac, ndërsa në Kukës synohet ndërtimi i një impianti për përpunimin e ujërave të përdorura.