E Diel, 1 Nëntor 2026

Bonusi i fundvitit, Rama publikon shifrat: Mbi 96 mijë pensionistë e kanë tërhequr tashmë shpërblimin

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot të dhënat më të fundit lidhur me ecurinë e shpërndarjes së bonusit të fundvitit për kategorinë e pensionistëve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë bëri të ditur se procesi po vijon me ritme të shpejta dhe se një numër i konsiderueshëm qytetarësh e kanë marrë tashmë shpërblimin.

Sipas shifrave të publikuara nga Rama, vetëm në ditët e para të nisjes së procesit, janë 96.292 pensionistë që janë paraqitur në sportele dhe e kanë tërhequr bonusin.

Shpërndarja e këtij bonusi është pjesë e paketës mbështetëse të qeverisë për shtresat në nevojë me rastin e festave të fundvitit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›