E Hënë, 2 Nëntor 2026

Bonusi për pensionet, nga 10 deri në 15 mijë lekë në fundvit për çdo pensionist

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për shpërblimin e pensionistëve dhe kategorive të tjera përfituese me rastin e festave të fund vitit.

Vendimi përcakton se të gjithë pensionistët me pension deri në 20. 000 lekë të reja, përfshirë pensionet e pleqërisë, invaliditetit, pensionet familjare, pensionet sociale, si dhe personat që trajtohen vetëm me përfitime të veçanta financiare sipas legjislacionit në fuqi, do të marrin një shpërblim prej 15. 000 lekësh.

Ndërkohë, disa pensionistë në Kukës shprehen se më e rëndësishme do të ishte rritja e vetë pensioneve, sesa shpërndarja e bonuseve të përkohshme.

Shpërblimet do të kalohen në llogaritë e pensionistëve gjatë muajit dhjetor 2025 dhe do të paguhen brenda këtij muaji, ndërsa pagesat që nuk kryhen deri në fund të vitit do të mund të realizohen deri më 30 qershor 2026.

Gazetare: Irda Bajraktari

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›