Dita e Flamurit në Kukës – Aktivitet kulturor në konviktin “20 Dëshmorët”

Mes dekorit kuq e zi, këngëve, valleve e recitimeve, nxënësit e konviktit “20 Dëshmorët” organizuan aktivitetin në nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit.
Nxënësit spikatën me interpretimet e tyre te ndjera. Nuk munguan këngët kushtuar heronjve të kombit si ajo për Isa Boletinin.
Ndërsa në aktivitet ishin edhe drejtues të Organizatës së Veteraneve të Luftës e përfaqësues të Bashkisë.
Aktivitete të tilla, në nder të Festave të Nëntorit janë organizuar edhe në institucionet e tjera arsimore.
Gazetar: Bujar Muçmata
/rtsh.al/