E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Bookmakers-at nuk pranojnë më baste për kartonët e Paqueta-s

Kompanitë më të mëdha të basteve në Britaninë e Madhe nuk pranojnë më baste për kartonët e verdhë të Lucas Paqueta. Mesfushori brazilian i West Ham-it pak ditë më parë ishte dyshuar se vendoste baste për numrin e kartonëve të verdhë që do të merrte në ndeshje.

Kështu William Hill, Bet365, Betfair, Paddy Poëer dhe SkyBet pasi u konsultuan me disa zyrtarë të Federatës të Futbollit kanë vendosur që të mos pranojnë më baste sa i përket numrit të kartonëve të verdhë që mund të ndëshkohet mesfushori Brazilian.   

Sponsori i West Ham Betëay ishte nga denoncuesit e parë pasi vuri re diccka të pazakontë në ndeshjen e marsit të kaluar, takimin mes Ëest Ham dhe Aston Villa. Betëay denoncoi lojtarin e skuadrës që sponsorizon në këshillin e anti-korrupsionit dhe më pas ky i fundit doli në përfundim se Paqueta “zverdhej” me dashje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›