Bora, Berisha: Kur Rama bënte ciu-ciu pushteti vendor hapte rrugët
TIRANE-Kryeministri Sali Berisha ka përgëzuar sot pushtetin vendor për punën e bërë me përballimin e fatkeqësisë natyrore me borën. Kundrejt deklaratave te Rames se pushteti vendor degradoi ne perballje me emergjencen, në mbledhjen e grupit të PD sot në mësdite, Berisha akuzoi kreun e opozitës se përdori situatën politikisht.
“Përgëzoj kryetarët e komunave të cilët me përkushtim të madh po bëjnë cfarë është e mundur për hapjen e rrugëvë. Kanë bërë një punë të madhe, i përgëzoj dhe adminsitratën qëndrore për menaxhimin me përgjegjësi tëe lartë të këtij operacioni të gjerë”.
“Ky ka qenë operacioni më masiv i emergjencës në historinë e vendit, i shtrirë në alpet e veriut deri në vargmalet e juglindjes së vendit. Duhet të theksoj këtu se në një kohë rekord, janë realizuar lëvizje dhe heqje e miliona e miliona metër kub deborë të këtyre qarqeve për të lejuar qarkullimin e nejrëzve”.
Sipas Berishës, deputetët të opozitës nuk kanë shkuar aty ku ishet emergjenca, ndërkohë që qeveria kreu fluturime për të shpërndarë pakot me ushqime dhe ndihma mjekësore.
“Të bësh ciu-ciu 5 herë në ditë është kollaj, por është gjë krejt tjetër të prekësh me dorë ata njerëz që me shumë vullnet treguan përkushtim të madh dhe përballuan borën. Sepse banorët e izoluar asnjëherë nuk gjenden të papërgatitur. Asnjë deputet I PS nuk shkoi në zonat e blopkuara. Kurse ne kemi kryer mbi 35 fluturime në zonat e bllokuara.
Më tej Berisha përshkroi situatën me borën ku theksoi se po përparohet dukshëm në hapjen e rrugëve drejt komunave të thella të bllokuara. “Para një jave ishin 800 mijë banorë të bllokuar, sot janë rreth 15 mijë. Situata po I rikthehet normalitetit, por ka dhe zona stuhite e borës dhe orteqet po pengojnë ende hapjen e rrugëve”.
Sot paraditene rrjetin social Twitter, Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama akuzoi qeverinë se nuk po menaxhon si duhet emergjencën e krijuar në vend nga bora.
“Sot kur Shqipëria vuan krizen e menaxhimit të emergjencës KM organizon festa e karnavale me shpinën e kthyer nga mijëra familje të bllokuara”, citoi Rama dot në Twitter.
Kryesocialisti tha se pushtetit vendor ringrihet vetëm me tryezën e PS për Rilindjen Shqiptare.
“Tani tryeza e programit për një Rilindje Shqiptare mbi ringritjen e pushtetit vendor. Emergjenca e dëbores nxorri në pah sakatimin e ndodhur”, shtoi Rama.
Nderkohe po sot, Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama, në tryezën për autominë vendore që, vlerësoi se politikat e ndjekura deri tani nga qeveria kanë synuar ngushtimin e kompetencave të pushtetit vendor.
(d.b/BalkanWeb)