E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kate Moss, modeles i paralizohet dora

LONDER-Fundjavën e shkuar, modelja e famshme ndodhej nën Paris! Por askush nuk mund ta imagjinonte se pikërisht aty ajo do të përjetonte momentet më të vështira të jetës së saj.
Kur u zgjua në mëngjes në dhomën e hotelit Ritz, Kate Moss nuk mund të lëvizte dorën e saj të djathtë. Menjëherë i telefonoi mjekut të hotelit, por diagnoza që ai i bëri, nuk ishte aspak qetësuese. Kur mbërriti në spital, mjekët vërtetuan se ajo vuante nga një sëmundje e rrallë e cila shkakton paralizë në nerva.
Paniku në të cilin ndodhej Kate Moss dhe bashkëshorti i saj, Jame Hince, ishte i madh, edhe pse mjekët i siguruan ata se dora e Moss do t’i rikthehet normalitetit, pasi paraliza në nerva është e përkohshme dhe jo e përhershme.
Një njeri i afërt i familjes së Moss, deklaroi se ajo ia kishte treguar problemin shëndetësor që kishte. Ndërkohë sipas pohimit të tij: “Kate Moss, ndodhej në Ritz, kur u zgjua ajo nuk e ndjente dorën e saj. U tmerrua. U tregoi miqve se kishte një problem me nervin lunar, diçka normale, por të çon në një paralizë të përkohshme”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›