E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, policia program kundër drogës në shkolla

TIRANË- Policia e Tiranës bë bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore zhvilloi sot në shkollat 9-vjeçare "Vasil Shanto" dhe "Kongresi i Manastirit" në kryqytet programin me temë “Mariuana”, "Edukimi dhe reduktimi i kërkesës për drogë dhe substancat e tjera të rrezikshme".

Ky program vjen, pas një vlerësimi të situatës së përdoruesve të drogave në Tiranë dhe synon në përgatitjen dhe formimin e fëmijëve të moshave 12-13 vjeçare, të cilët kur të përballen me fenomenet negative të duhanit, alkoolit, marijuhanës etj, të jenë në gjendje t`i thonë "Jo drogave dhe substancave te tjera te rrezikshme". Grupet mësimdhënëse përbëhen nga 2 punonjës policie dhe 1 mësues, të cilët se bashku po japin informacionin e nevojshëm mbi pasojat, që vijnë nga përdorimi i Drogave dhe substancat e tjera të rrezikshme.

Ky program do të vazhdojë të zhvillohet në shkollat 9 vjeçare të Tiranës në muajt e tjerë të vitit 2012 lidhur me substancat e tjera të rrezikshme dhe me konkurse me vizatimet e nxënësve.

Ditën e nesërme ky program do të zhvillohet në klasat e 6-ta të shkollës 9 vjeçare,"Sabaudin Gabran" dhe shkolles "E Kuqe". Kjo temë do të vazhdojë të zhvillohet deri në 22 mars 2012 në shkollat 9 vjeçare të Tiranës.

Programi do të finalizohet me çeljen e një ekspozite në maj në "Ditën Ndërkombëtare Kundër Duhanit" me vizatime dhe punime nga vetë nxënësit përfitues të këtij programi.

Programi, i nisur në dhjetor të vitit të kaluar ,organizohet në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore Rajonale, Drejtorinë e Policisë së Tiranës, Zyrën e Bashkëpunimit për Mbrojtjen, Ambasada Amerikane Tiranë, Programit të Partneritetit midis Shqipërisë dhe Shtetit të Neë Jersey-it,Gardën Kombëtare të Neë Jersey-it, të Programit ICITAP dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›