Mediu del sot para drejtesise
Prokurorët që po meren me hetimin e tragjedisë së Gërdecit, morën sot në pyetje ish- ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu. Fillimisht u morën deklarimet e Mediut nderkohe qe prokuroria ka sekuestruar një sërë aktesh që lidhen me proçedurat në Ministrinë e Mbrojtjes lidhur me punen ne depon e armeve ne Gerdec. Ndërkohë grupit hetimor pritet t'i bashkangjiten edhe ekspertë të FBI-së. Ndërmjetësimi i tyre në këtë hetim është kërkuar nga vetë prokurorja Rama në kërkesën e saj te Ambasada e SHBA-së. Deri tani nuk jane bere te ditura deklarimet e Mediut para grupit te hetuesise.Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu la detyren e tij si Minister i Mbrojtjes vetem nje dite pas tragjedise se ndodhur ne Gerdec. "Dorëheqja është një reflektim politik, moral dhe I përgjegjshëm .Me këtë ndjenjë përgjegjësie kam detyrimet e mia profesionale dhe morale" - eshte shprehur ai.Ate dite qe dha doreheqjen, Mediu ka deklaruar gjithashtu se do te mbeshtese te gjitha hetimet e filluara nga organi i akuzes.