E Diel, 1 Nëntor 2026

Bakojanis: Shqipëria në NATO, njohja e Kosovës, në një moment të mëvonshëm

 
EKSKLUZIVE / Kosova, NATO dhe marrëdhëniet Tiranë-Athinë. Ministrja e Jashtme e Greqisë, sot në Tiranë“Urojmë që në Bukuresht të ulemi në të njëjtën tryezë, jo vetëm si miq, por edhe si aleatë”Ministrja e Jashtme e qeverisë greke do të jetë sot në Tiranë. Një ditë para mbërritjes në kryeqytetin shqiptar, ajo iu përgjigj disa pyetjeve të redaksisë së “Shekullit”, lidhur me qëndrimet e Athinës, për hyrjen e Shqipërisë në NATO, njohjen e Kosovës dhe nivelin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Greqia është një nga vendet e para që ka shprehur solidaritet dhe ka dërguar ndihma pas ngjarjes së Gërdecit. A do të vijojnë ndihmat, dhe në gjykimin tuaj, a kanë ndikim ngjarje të tilla na hapat e Shqipërisë drejt anëtarësimit në NATO?Greqia shprehu solidaritetin dhe përkrahjen e vet në çastet e vështira për Shqipërinë mike dhe fqinje. Komunikova me homologun tim z.Basha dhe e informova për predispozicionin dhe gatishmërinë tonë për ndihmë të menjëhershme. Pak orë pas incidentit tragjik, Greqia dërgoi në Tiranë një avion C-130 me medikamente dhe material mjekësor. Ditën tjetër, pesë të plagosur së bashku me shoqëruesit e tyre, u transportuan me avion dhe po kurohen në spitale të Selanikut. Një i plagosur tjetër u transportua dhe po kurohet në spital në Janinë. Ditën e hënë, një avion i dytë C-130 mbërriti në Tiranë, duke sjellë gjithashtu material mjekësore dhe pajisje mbrojtëse kundër lëndëve plasëse. Jemi në kontakt për çdo gjë tjetër për të cilin mund të këtë nevojë. Për ne, marrëdhëniet e miqësisë, të fqinjësisë së mirë dhe të bashkëpunimit , dalin veçanërisht në pah dhe praktikisht, në kohë emergjencash.
Sa për pjesën e dytë të pyetjes suaj, ne, siç jini në dijeni, vlerësojmë pozitivisht dhe mbështesim në mënyrë të qëndrueshme përpjekjet e Shqipërisë për përmbushjen e kritereve të NATO-s, në mënyrë që vendi të sigurojë ftesën në Aleancë. Në këtë kuadër, përshëndesim intensifikimin e mëtejshëm të përpjekjeve në pritje të Samitit të Bukureshtit. Me rastin e vizitës sime, do të dëshiroja t’i përcillja një mesazh popullit mik shqiptar: Greqia mbështet me gjithë forcat e veta, perspektiven Euro-Atlantike të Shqipërisë. Urojme që në Bukuresht të ulemi në të njëjtën tryeze, jo vetëm si miq, por edhe si aleatë”.Meqë jemi këtu, lidhur me vendet e A3, Athina ka kërkesat e veta të njohura për FYROM / Maqedonia si dhe ka përsëritur që “Tirana të jetë e vëmendshme ndaj problematikës së pakicave”… Jeni për trajtim të njëhershëm të tre vendeve të A3, çka do të thotë që mund të sakrifikonit Shqipërinë për shkak të rezervave mbi FYROM / Maqedoninë, apo do të pranonit edhe një trajtim një për një të këtyre vendeve? Nëse po, çfarë modeli do t’i sugjeronit Shqipërisë në trajtimin e pakicave?Në mënyrë të përsëritur kam shprehur qëndrimin e Greqisë për këtë çështje. I japim rëndësi të madhe integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në institucionet Euro-Atlantike dhe mbështesim perspektivën euro-atlantike të tyre. Por secili prej tre vendeve të programit paraintegrues MAP, domethënë Shqipëria, Kroacia dhe FYROM, vlerësohet veças, në bazë të rezultateve të veta në përmbushjen e kritereve të NATO-s. Në këto kritere përfshihen përshtatja e vendit standardeve të NATO-s, përsa u përket reformave në fushën politike dhe në fushën e mbrojtjes dhe sigurisht, respektimi dhe kontributi i tij në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.
Për Kroacinë gjykojmë se ka përmbushur në një masë të madhe kriteret integruese dhe për këtë arsye ne mbështesim dërgimin e ftesës. Përkundrazi, e kuptoni se për FYROM ne nuk mund të biem dakord për dërgimin e ftesës, nëse nuk gjendet një zgjidhje reciprokisht e pranueshme për çështjen e emrit. Dhe e theksoj se çështja e emrit, është çështje respekti ndaj parimit të NATO-s për fqinjësi të mirë. Për fat të keq, politika e intransigjencës dhe e veprimeve të një logjike nacionaliste dhe irredentiste të Qeverisë së Shkupit, politikë që lidhet pazgjidhshmërisht me çështjen e emrit, nuk na lejojnë të mbajmë një qëndrim tjetër. Ekziston akoma dhe një farë kohe para Samitit të Bukureshtit, që të arrihet një zgjidhje reciprokisht e pranueshme, praktike dhe menjëherë e zbatueshme, në kuadrin e përpjekjeve të të dërguarit personal të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB, z.Nimetz, përpjekje të cilat ne i mbështesim. Për Shqipërinë, ashtu siç deklarova dhe gjatë Samitit informal të Ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel (06.03.2008), Greqia mbështet dërgimin e ftesës gjatë Samitit të Bukureshtit. Në të njëjtën kohë, sigurisht, siç jini në dijeni, nënvizojmë nevojën që të bëhen hapa të mëtejshme të rëndësishme përparimi në çështjen e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe të drejtave të minoriteteve.Mbetemi tek rajoni… Greqia ka deklaruar se do të vendosë në momentin e duhur për njohjen e Pavarësisë së Kosovës. Pritet shpejt një vendim i tillë?
Nuk mund të ndjekim logjikën e diagrameve të ngushta kohore dhe të afateve. Qëndrimet tona janë të qarta dhe janë shprehur në mënyrë të përsëritur. Vendimet tona në lidhje me çështjen e njohjes, do të merren në një moment të mëvonshëm, pasi të shqyrtojmë më parë me hollësi të gjitha parametrat e çështjes, pasi të marrim parasysh zhvillimet, si dhe pasojat që këto zhvillime do të kenë për stabilitetin rajonal dhe, medoemos, për interesat tona kombëtare”.Znj.Bakojanis, gjatë vizitës së fundit të Kryeministrit shqiptar në Athine, dy ministrat e linjës së Energjetikës, Ruli dhe Sioufas, firmosën një marrëveshje, ku sipas njoftimeve zyrtare të qeverisë së Tiranës, Greqia do të ndihmojë në krizën energjetike shqiptare. A mund të na thoni diçka më të hollësishme rreth kësaj?Me të vërtetë, në tetor të 2006, nga Ministrat e Energjisë të Shqipërisë dhe i Zhvillimit të Greqisë, z.Ruli dhe Sioufas, u nënshkrua Marrëveshja për bashkëpunimin e dy vendeve në sektorët e naftës, të energjisë elektrike dhe të gazit natyror, për të cilën gjykoj se përbën një bazë shumë pozitive për zhvillimin e bashkëpunimit tonë në këtë fushë. Bile për rastin e gazit natyror, parashikohet dhe mundësia e shitjes dhe transportit me gazsjellës nga Greqia për në Shqipëri dhe anasjelltas. Do të duhet të theksoj në këtë pikë se kjo Marrëveshje u ratifikua nga Parlamenti Grek dhe përbën ligj të Greqisë.
Dëshiroj të besoj se zhvillimet në sektorin energjetik dhe në veçanti në rajonin e Europës Juglindore, si dhe dëshira jonë për të kontribuar në avancimin e përpjekjeve për furnizim dhe tranzitim nga rajoni jonë të burimeve energjetike, përbëjnë një shtysë për forcim të mëtejshëm të marrëdhënieve, si dhe për një komunikim më të ngushtë të të dy vendeve tona në fushën energjetike.
Greqia është partneri nr.2 në ekonominë shqiptare dhe në disa fusha, partneri numër një. A e gjykoni të mjaftueshëm dhe reciprok, nivelin e marrëdhënieve ekonomike mes dy fqinjëve dhe çfarë mund të bëhet më shumë?“Niveli i bashkëpunimit ekonomik të dy vendeve është i lartë. Sigurisht që ekzistojnë hapësira të rëndësishme përmirësimi të mëtejshëm. Tregtia e përbashkët ndjek gjatë viteve të fundit një kurbë ngjitëse, me një vëllim të përgjithshëm që gjatë vitit 2007 arriti vlerën e 714,5 milionë USD.
Por duhet t’i kushtohet rëndësi bashkëpunimit të dy vendeve në fushën e investimeve. Greqia është investitori i parë në ekonominë shqiptare, me investime që vlerësohen se e kapërcejnë shumën prej 1 miliardë Eurosh në sektorë të rëndësishëm si bankat, telekomunikacionet, tregtimi i naftës dhe nënprodukteve, ndërtimet, industria ushqimore, informatika dhe metalurgjia. Kompanitë greke me investimet që kanë bërë, kanë kontribuar në modernizimin e sektorëve të lartpërmendur të ekonomisë shqiptare dhe në krijimin e mijëra vendeve të reja të punës.
Besoj se prezenca investuese greke forcon përpjekjet e Shqipërisë për një bashkëpunim të mëtejshëm me komunitetin ekonomik ndërkombëtar. Padyshim që sigurimi i një kuadri ligjor më të qëndrueshëm dhe mbrojtja e bizneseve nga problemet e natyrës burokratike, do të kontribuonte në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike dypalëshe në mënyrë reciprokisht të dobishme. Për këtë arsye gjendemi në bashkëpunim të vazhdueshëm me qeverinë shqiptare, për zgjidhjen e çdo problemi që shfaqet dhe për përmirësimin e klimës investuese në vend”.Cili do të ishte sipas znj.Bakojanis, përcaktimi më i saktë për nivelin e marrëdhënieve të sotme mes dy vendeve?
Marrëdhëniet tona gjenden sot në një nivel shumë të mirë. Greqia ka vullnetin dhe gatishmërinë të zhvillojë akoma më tepër, të gjitha fushat e marrëdhënieve tona dypalëshe. Vizita ime e sotme, pasqyron në mënyrë plotësisht të qartë këtë predispozicion tonin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›