Bora bllokon aeroportet në Evropë
TIRANE-Reshjet e reja të borës shkaktuan probleme të shumta udhëtarëve në Evropë, teksa aeroportet e Londrës, Parisit, Frankfurtit, Amsterdamit dhe Brukselit vazhduan t’i anulojnë fluturimet.
Udhëtarët po përpiqen të mbërrijnë në destinacionet e tyre për Krishtlindje, ndërsa mijëra vetë janë detyruar t'i kalojnë netët nëpër terminalet e aeroporteve.
Në Britani, tashmë janë bërë thirrje për hetimin e BAA, kompani private që e operon aeroportin Heathroë të Londrës. Kompania BAA dhe firma private spanjole Ferrovial, të cilat e kontrollojnë aeroportin, akuzohen se kanë dështuar të bëjnë investime të duhura për pajisjet e pastrimit të borës.
Çrregullimet e trafikut kanë nxitur pyetjet e kritikëve nëse firmave private duhet t’u lejohet të vazhdojnë të menaxhojnë aeroportet e rëndësishme ndërkombëtare.
(d.b/BalkanWeb)