E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafiku i organeveDel Ponte: NATO ishtealeate e UCK-së

TIRANE- Ish kryeprokuroja e Hagës, Karla Del Ponte deklaroi gjatë një interviste për një gazetë zvicerane se NATO ishte aleate e UCK-së.

“Kemi hetuar shumë krime kundër njerëzimit. Ne nuk e kishim mbëhstetjen e NATO-s për hetimet, meqë ajo ishte aleate e UÇK-së. UNMIK-u nuk na jepte dokumentacionin që kishim nevojë. Ky ishte një problem i madh.” theksoi Del Ponte.

Në intervistën për të përditshmen zvicerane Del Ponte ka komentuar raportin e raportuesit të KE Dick Marty.

“I jam mirënjohës Këshillit të Europës dhe Dick Marty që kanë cuar më tej dyshimet rreth tregtisë së organeve dhe kanë publikuar informacione që nuk i kemi pasur ” tha Del Ponte.

I pyetur rreth dëshmive që ka pasur tribunali i Hagës lidhur me këtë ceshtje, ajo theksoi se gjykata kishte rrëfimin e personave që kanë transportuar të burgosurit nga një vend i mbajtjes rob në një vend tjetër dhe se ato ishin dëshmi shumë të rënda.

Del Ponte shtoi se Tribunali ka hetuar rastet e 400 të zhdukurve dhe se kanë pasur shenja, sipas të cilave një grup i vogël i atyre personave mund të kenë qenë viktima të trafikut të organeve. Por sipas saj, dëshmitarët kanë qenë të friksuar dhe kanë refuzuar të përsërisin rrëfimet e tyre para Tribunalit të Hagës.

“Shenjat e krimit ndodheshin në Shqipëri dhe autoritetet shqiptare kanë refuzuar hetimet, duke thënë se këtë tashmë e kishin bërë por pa sukses. Ato ngjarje kanë ndodhur gjatë verës së vitit 1999, pas luftës.” ka thënë Del Ponte e cila shtoi se në atë kohë Tribunali i Hagës punonte në kushte shumë të vështira.

(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›