Bora bllokon disa komuna në verilindje. Probleme dhe në juglindje
TIRANË– Reshjet e dendura të borës, kanë shkaktuar probleme në disa zona të verilindje dhje juglindje të vendit, si dhe ka bllokuar disa komuna dhe akse rrugore. Kështu, në rrethin e Dibrës, të bllokuara janë komunat, Kalaja e Dodës, Lurë, Tomin . Kurse në Bulqizë të bllokuara janë komunat Zerçan, Ostren, Krastë, etj. Edhe në rrethin e Matit, situata paraqitet e njëjtë, ku më e izoluar është komuna Xibër, ku trashësia e borës arrin mbi 30 centimetra. Në rrethin e Kukësit, të bllokuara janë komunat Arrën, Kalis, Grykë Çajë dhe Zapot. Në këto komuna mungon edhe energjia elektrike, për shkak të motit të keq. Në Rrëshen shkolla e mesme e vetme e këtij qyteti ka ndërprerë mësimin ditën e sotme për shkak të mungesës së ngrohjes. Në Rrëshen rezultojnë të bllokuara nga bora fshatrat e komunës Fan, ndërkohë që aksi Rrëshen-Lurë moemntalisht është i pakalueshëm. Probleme ndërkohë kanë nisur dhe në aksin Rrëshen-Qafë Benë. Probleme janë evidentuar dhe në juglindje ku në Korçë, bora ka bllokuar rrugë të tërë, duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve, ndërkohë që ecja nëpër këto rrugë bëhet vetëm me zinxhirë. Aksi I rëndësishëm komb ëtar Qafë-Thana momentalisht ëhstë e kaueshme vetëm me zinxhirë. (d.b/BalkanWeb)