E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bora, disa komuna në veri e juglindje të bllokuara

TIRANE-Reshjet e shiut të rëna orëve të fundit kanë shkaktuar probleme të reja në zonat që prej mëse 2 ditësh janë mbuluar nga bora. Temperaturat e ulëta kanë ngrirë rrugët duke krijuar shtresa akulli në rrrugë dhe si pasojë vështirësi në qarkullimin e akseve të sapohapura.

Nga të dhënat e mëngjesit mësohet se komunat Iballë, Blerim, Fierzë në Pukë vijojnë të mbeten të izoluara.
Gjatë natës janë hapur rrugët drejt komunave Qafë Mali, Qelëz, Qerret ndërsa janë blokuar akset Tiranë-Peshkopi e Peshkopi-Librazhd.

Në Kukës vijojnë të mbeten të bllokuara 4 komunat, Shishtavec, Grykëcaj, Arren e Kalis. Në këtë rreth mësohet se pritet të nisë sot mësimi në shkolla, po kështu dhe në Fushë Arrëz e qytetin e Pukës.

Në Tropojë të izoluara rezultojnë Lekbibaj e Bytyci, ndërsa në Korcë janë bllokuar të gjitha fshatrat në komunën Lekas, 7 fshatra në Komunën Dardhë, 6 në komunën Clirim, 4 fshatra në komunën Novoselë dhe 2 në komunën Proger.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Berisha në Dibër: Të evakuohen banorët e rrezikuar nga ortekët

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›