E Shtunë, 31 Tetor 2026

Votimi, sot zgjidhen drejtuesit e Universiteve dhe Fakulteteve

TIRANË- Studentë dhe stafi akademik do të votojnë sot për të zgjedhur drejtuesit e Universiteve dhe Fakulteteve.

Në zgjedhjet e sotme, 11 universitet publike do të kenë drejtuesit e tyre, pa mandate të limituara, me një rregullore të përgatitur nga senati i faktulteteve dhe rektoratit dhe me shumicë të votës së stafit të pegagogëve, të 20% të studentëve dhe adiministratës publike.

Për Universitetin e Tiranës do të ngrihen 10 komisione zgjedhore në Fakultet dhe për çdo 1 mijë studentë do të ketë një qendër votimi. Gara më e fortë është ajo për vendin e rektorit. Në këtë post kandidon Prof Dok Dhori Kule. Përballë Kules është profesoresha e Asociuar Mimoza Hafizi e diplomuar në vitin 1985 në degën Fizikë Speciale 5-vjeçare. Për fakultetin e Histori Filologjisë, Profesor Shezai Rrokaj rikandidon për drejtimin e këtij fakulteti. Përballë tij është profesori i gjeografisë, ish zëvendës dekan Dhimitër Doka.

Ndërsa ne Fakultetin e Mjekësisë, kandidat për dekan janë Pëllumb Pipero, Bajram Hysa, Genc Sulcebe, Arben Baboci. Ndërsa, në Fakultetin e gjuhëve të huaja kandidatë janë Kloteda Dibra dhe Viktor Ristani duke bere garen edhe me te forte per shkak te kandidateve. Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës kandidatë për dekan janë Ilirjan Malollari dhe Mynyr Koni.

Në Fakultetin e Ekonomisë kandidojnë dekanët Andri Koxhaj dhe Sulo Haderi. Ndërsa në Fakultetin e Drejtësisë kandidon i vetëm Altin Shegani shef i Departamentit të së Drejtës Penale ashtu sic edhe në Fakultetin e Shkencave Sociale ku kandidon Theodhori Karaj. Në Fakultetin e Infermierisë rikandidon Petrit Bara.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›