E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konteksti i emrit, ndërmjetësi i OKB-së sot të Shkup

SHKUP- Ndërmjetësi i OKB-së për kontestin e emrit të Maqedonisë, Metju Nimic pritet të mbërrijë sot në Shkup, ku do të qëndrojë për një vizitë dy ditore.

Ministria e Punëve të Jashtme bën me dije se gjatë vizitës së tij Nimic do të pritet nga presidenti i shtetit Gjorge Ivanov, nga kryetari i Qeverisë Nikolla Gruevski, ndërsa do të ketë takim edhe me shefin e diplomacisë, Nikolla Poposki. Në takimet pritet që të bisedohet për çështjet në lidhje të tejkalimit të dallimeve në kontestin me Republikën e Greqisë, si dhe për dinamikën e bisedimeve në periudhën e ardhshme

Ndërmjetësi Nimic pas vizitës në Shkup do të niset drejt Athinës. Vizita e tij kryhet për ti dhënë një shtytje procesit të negociatave për zgjidhjen e kontestit të emrit.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›