Goditi deputetin Rusmali, lihet i lirë
TIRANE- Gjykata e Tiranësvendosi të lërë të Mlirë ish të përndjekurin Lirak Bejko, i cili goditi pak ditë më parë deputetin e Partisë Demokratike Ilir Rusmali, teksa ky i fundit po hynte në selinë e parlamentit. Në fakt, ishte prokuroria e cila kërkoi caktimin e masës së sigurisë detyrim paraqitje për Bejkon, kërkesë e cila u miratua nga gjykata.
Lirak Bejko, 47 vjeç, ish i përndjekur së bashku me disa miqtë e tij, kishin tërhequr nga morgu Ish-bashkëvuajtësin e tyre, Grigor Zaharia, i cili prej afro një muaji qëndronte në morgun e Tiranës dhe nuk varrosej pasi nuk kishte të afërm dhe miqtë nuk kishin para për funeralin.
Të enjten e javës që lamë pas, miqtë e Zaharisë e kishin tërhequr nga Morgu trupin e të ndjerit dhe e kishin dërguar pranë selisë së Institutit të të Përndjekurve Politikë, duke dashur në këtë mënyrë dhe të tërhiqnin vëmendjen e deputetëve dhe ministrave, të cilët do të merrnin pjesë në seancë plenare. Teksa ish të përndjekurit po zhvillonin homazhe, pranë tyre ka kaluar deputeti i PD-së Ilir Rusmali. Mesa duket, të irrituar nga indiferenca e tij, ish i përndjekuri Lirak Bejku i është afruar Rusmalit dhe e ka goditur me grushta në tyre, si dhe e ka sharë me zë të lartë. Policia bëri ndalimit e Bejkon, i cili dje është lënë i lirë nga gjykata me kërkesë të prokurorisë.
(Shkrimi sot në Gazeta Shqipare)
(el.me/BalkanWeb)