Bora i izoloi, fëmija e paralizuarime helikopter në Shkodër
SHKODER- Një fëmijë në gjëndje të rëndë shëndetësore dhe një person i paralizuar nga fshati Bregu Lumit në Dukagjin janë transportuar me helikopter drejt spitalit të Shkodrës.
Korrespondenti ynë në Shkodër Admir Agolli informon se transportimi i tyre është bërë me helikopter për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të dy pacientëve.
Fshati Bregu i Lumit në Dukagjin prej ditësh është i izoluar nga bora dhe mjeku i fshatit ka telefonuar në spitalin e Shkodrës për të kërkuar ndihmë. Pas kontakteve mes mjekëve të spitalit dhe Ministrisë së Shëndetësisë një helikopter ka ardhur në ndihmë pacientëve të sëmurë.
Mjekët e spitalit të Shkodrës thonë se gjëndja shëndetësore e fëmijës është relativisht rëndë dhe ka temperaturë të lartë.