E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: LSI respekton marreveshjen me PD

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, deklaroi dje, se kjo force politike do t’i qendroje deri ne fund marreveshjes per koalicionin qeverises. Ne nje bashkebisedim on-line ne rrjetin social “Facebook”, kreu i LSI-se u eshte pergjigjur personalisht 342 pyetjeve te derguara nga qytetaret. Pyetjes se rreth 60 qytetareve per ceshtjen e koalicionit te LSI-se, Meta i eshte pergjigjur duke u shprehur, se LSI-ja ka treguar se di te respektoje marreveshjet. “ Levizja Socialiste per Integrim, eshte nje force politike qe i qendron marreveshjeve. Kete e ka bere edhe me PS-ne perpara zgjedhjeve lokale te vitit 2007, pavaresisht se ishte ajo qe nuk i qendroi marreveshjes pas rizgjedhjes se kryetarit te saj, si kryetar i Bashkise se Tiranes. Dhe kete gje, e ka bere njekohesisht ne menyre teper te qendrueshme edhe me Partine Demokratike, pas koalicionit qe imponoi vota dhe rezultati i qershorit te vitit 2009”, shprehet kreu i LSI-se. Ne lidhje me koalicionin per 23 qershorin, apo koalicionin pas zgjedhor, Meta thote se do te jene strukturat e partise ato qe do te vendosin per aleancen e ardhshme. “Me vjen keq qe nuk mund t’ju jap dot nje pergjigje perfundimtare sot, per arsye se kjo eshte nje ceshtje, e cila do te diskutohet ne momentin e duhur dhe do te vendoset nga Konventa Kombetare e LSI-se, e cila perbehet nga 2300 delegate”, shprehet Meta. Ne komunikimin me qytetaret, Meta ka komentuar dhe ceshtjen e marrjes se statusit kandidat. Ai u shpreh se LSI-ja, eshte e vendosur per te kontribuar me fryme pozitive per shmangien e konflikteve dhe votimin e reformave te kerkuara nga Brukseli. “Ajo qe mund t’ju them me siguri te plote, eshte qe ne ne asnje rast nuk do te behemi pale e ketij konflikti politik, qe ka bllokuar procesin e marrjes se statusit kandidat nga ana e Shqiperise, pra per ne Bashkimin Evropian dhe njekohesisht ne do te jemi ne cdo rast nje force konstruktive, e cila do te punoje per te garantuar se pari nje standard me te larte te zgjedhjeve te 23 qershorit”, u shpreh kreu i LSI-se. Ai ka shtuar se marrja e statusit kandidat, nuk duhet te pengohet nga politika. “Eshte faji i konfliktit politik dhe i bllokimit, qe nuk kane ndihmuar per te realizuar konsensusin e domosdoshem prej 3/5 qe duhet per miratimin e tyre. Sikurse edhe Komisioneri per Zgjerim, ka theksuar eshte kerkesa minimale qe Shqiperia te miratoje keto tre akte, per te pasur nje raport pozitiv per marrjen e statusit te vendit kandidat”, u shpreh kreu i LSI-se. Duke u ndalur ne reformat e realizuara nga koalicioni qeverises, Meta eshte ndalur liberalizimin e vizave, duke e cilesuar ate si nje sukses. Ndersa ka shtuar se nese do te kishte pasur me shume bashkepunim politik mes partive, reformat mund te ishin edhe me te medha. “Ne rast se situata politike ne vend do te kishte qene me bashkepunuese, nuk do te kishim pasur bllokimet, bojkotet e vazhdueshme nga ana e opozites, por nje dialog me normal si ne cdo vend tjeter demokratik evropian, pa asnje diskutim qe shume energji, te cilat per fat te keq u shperdoruan ne drejtim te konfliktit politik, do te ishin investuar per politika me te suksesshme ekonomike apo sociale”, deklaroi kreu i LSI-se.

“Heqja e taksave per pagat”

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta ka vleresuar si mjaft pozitive nismen e qeverise, per heqjen e takses per pagat nen 30 mije leke. Ne pergjigjet qe u ka kthyer qytetareve ne “Facebook” per zhvillimet ekonomike, Meta u shpreh se nisma te tilla, kane efekte pozitive ne ekonomi dhe ne jeten e qytetareve. “Nuk duhet te harrojme qe nje sere masash kane marre gjate ketyre viteve, sidomos ne mbeshtetjen e biznesit fason per te lehtesuar kostot e tij, i cili eshte biznesi kryesor punedhenes sot ne Shqiperi. Edhe perpjekje te tjera po behen dhe do te behen sikurse eshte edhe heqja e tatimit per pagat deri ne 30 mije leke”, u shpreh Meta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›