Topalli: Statusi zgjidhet ne 23 qershor Rozeta Rapushi
Problemi i mos marrjes se statusit te vendit kandidat nga Shqiperia, do zgjidhet ne zgjedhjet parlamentare te 23 qershorit. Keshtu u shpreh dje para parlamentareve Bullgare, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Ne fjalimin e mbajtur ne parlamentin bullgar, kryeparlamentarja vuri theksin jo vetem tek integrimi i vendit, por edhe tek reformat e medha qe ka pesuar Shqiperia gjate ketyre viteve. “Ne Bashkimin Evropian, kufijte behen te parendesishem. Prandaj dhe pershpejtimi i integrimit te Evropes Jug-lindore, eshte zgjidhja. Por vendi im, nuk mori as kete vit statusin e vendit kandidat, sepse kusht ishin vendosur 3 ligje, te cilat opozita nuk i voton, sepse si duket, gabimisht mendon se kjo, do i shkoje si kredit per qeverine. Ky eshte nje problem i brendshem i yni, qe me sa duket, do te zgjidhet ne zgjedhjet e ardhshme nga shqiptaret”, - u shpreh Topalli. Ajo permendi se Shqiperia eshte i vetmi komb ne Evrope, te ndare ne 5 shtete. Nje komb, i cili padrejtesisht eshte i ndare ne 5 shtete, por nje komb qe deshiron te shikoje drejt nje te ardhme te perbashket. Duke theksuar ketu faktin, se ne BE, kufijte behen te parendesishem dhe mbi 94% e shqiptareve mbeshtesin Shqiperine ne BE. “Integrimi eshte objektivi yne kombetar madhor dhe ne falenderojme te gjitha forcat politike ne Bullgari, qe na mbeshtesin ne kete projekt. Ne shqiptaret kudo ne rajon jemi faktor, faktor konstruktiv. Ne jemi nje vend multireligjioz dhe me nje harmoni te shkelqyer fetare. Dhe kjo eshte nje vlere tjeter e vyer dhe e shtuar, qe Evropa duhet ta njohe”, - shtoi kryetarja. Para deputeteve bullgare, Topalli vleresoi ne kete kuader, mbeshtetjen e vazhdueshme qe Bullgaria i ka dhene dhe i jep procesit te integrimit te Ballkanit Perendimor. “Disa vite me pare, Shqiperia mbytej nga taksat e larta dhe nga informaliteti i madh. Gjate viteve te fundit, ne adaptuam nje model tjeter ekonomik. Fillimisht pergjysmuam taksat, pastaj vendosem taksen e sheshte prej 10 %. Rezultati ishte se ne tete vite ne dyfishuam te ardhurat, fituam tre buxhete plus. Kjo na lejoi te rrisim rrogat e mesuesve, infermiereve, mjekeve, administrates, ne disa kategori nga 130 ne 170%. Kjo politike na lejoi te rrisim pensionet cdo vit”, - shtoi Topalli. Sipas saj, per shkak te modelit qe u adaptua, ne 4 vitet me te medha te krizes boterore, Shqiperia ruajti rritje 4 here me te madhe se mesatarja e rajonit. “Ditet e fundit, qeveria ka ndermarre dy reforma te tjera. Ajo ka hequr TVSH-ne per makinerite qe perdoren ne prodhim, ne te gjitha kategorite e biznesit ne vend. Nga kjo mase perfitojne qindra mijera biznese, e ketu perfshihen edhe fermat. Reforma e dyte e para pak diteve eshte heqja e takses mbi te ardhurat personale per punonjesit qe marrin deri ne 300 dollare. Kjo e ben Shqiperine nje nga vendet me terheqese per krahun e punes. Investitori qe do te vije ne Shqiperi, do t’i sjelle makinerite pa TVSH, do punesoje qytetare qe kane rrogen nen 300 dollare pa taksen e te ardhurave personale”, - informoi kryetarja.