E Diel, 1 Nëntor 2026

Bora i lë vendin akullit, në Kukës dhe Korçë temperaturat deri në – 15 gradë



Lizeta Duro

Bora i lë vendin akullit në rrethin e Kukësit dhe të Korçës. Temperaturat e ulëta të ditëve të fundit që kanë arritur deri në – 15 gradë celsius kanë krijuar shumë probleme në rrugët rurale dhe nacionale në verilindje dhe juglindje të vendit për shkak të krijimit të akullit. Problema ka pasur për shkak të trashësisë së akullit edhe në lëvizshmërinë e makinave. Akset që paraqesin mjaft probleme për lëvizjen e mjeteve janë akset Kukës-Peshkopi, Kukës-Shishtavec, Krum-Bajram Curri, si dhe Tropojë-Qafë Mali. Gjatë paradites së ditës së djeshme këto rrugë rezultuan të pakalueshme për automjetet e vogla nga trashësia e dëborës por edhe e akullit. Një problem tepër shqetësues për lëvizjen e automjeteve është krijuar edhe në autostradën Durrës-Kukës, në segmentin Kukës-Morinë. Në këtë segment trashësia e akullit ka vështirësuar lëvizjen e mjeteve, duke u favorizuar edhe nga mungesa e treguar për hedhjen e kripës nga mjetet e Drejtorisë së Rrugëve Kukës.

Masat

Per mbajtjen hapur të akseve rrugore, është punuar nga ndërmarrja e rrugëve, duke hedhur skorje dh kripe, si ne autostradën Kukës-Morine, rrugën Kukës - Qafe Shllak, Kukës - Krume etj. Kripe është hedhur edhe ne rrugët kryesore të qytetit për shkak të akullit të krijuar edhe aty. Ndërkohë, policia ka lajmëruar se nuk do të lejojë lëvizjen e mjeteve në këto akse rrugore pa zinxhirë. Deri tani të gjitha akset rrugore nacionale konsiderohen të kalueshme. Në rrethin e Kukësit, ndonëse trashësia e borës nuk i kalon të 20 centimetrat, si rrjedhojë e shtresave të akullit, të bllokuara janë rrugët në komunat e Gryke Cajës, Zapodit, Kalisit dhe Arrnit. Edhe disa rrugë në juglindje të vendit, për shkak të reshjeve të dendura të dëborës pak ditë më parë dhe temperaturave të ulta paraqesin probleme. Akset nacionale që lidhin Korçën me Tiranën, Kapshticën dhe Leskovikun janë të hapura, por në segmente të veçanta, qarkullimi behet vetëm me zinxhirë. Me tepër vështirësi për shkak të akullit ka në aksin Korçe-Qafë Thanë, në Qafën e Plloçës, si dhe në aksin Korçe-Ersekë-Leskovik, në vendin e quajtur Qafa e Qarrit, ku rruga bllokohet herë pas here, për shkak të sasisë së madhe të borës që grumbullohet nga era e fortë dhe trashësisë së akullit. Sipas shtabit të emergjencave në prefekturën e Korçës, nuk ka zona të izolura nga bora dhe nuk janë paraqitur raste të emergjencave shëndetësore apo ushqimore.

Sinoptikanët

Shërbimet sinoptike shprehen se temperaturat do të vazhdojnë të ulen dhe gjatë ditëve në vijim, ku dita e enjte dhe e premte do të jenë nga më të ftotat e këtij fillim viti. Në Tiranë, temperatura do të arijë të shënojë deri në – 5 gradë celsius ndërsa në qytetet veriore dhe ato juglindore parashikohet të shkojnë deri në – 20 gradë. Sipas metereologeve, në ditët në vazhdim, reshjet e borës do të vazhdojnë të bien vetëm në zonat malore, ndërkohë që temperaturat pritet të rriten, vetëm me pak gradë fundjavën e ardhsme. Ditën e enjte dhe të premte temperaturat pritet të shkojnë deri në –20 gradë në zonat malore dhe -4 në zonat e ulëta dhe bregdetare. Përsa i përket erës, ajo do të jetë problematike vetëm ditën e shtunë, kryesisht në det duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve lundruese.

Eklipsi diellor, ndodh dje i pari, priten edhe 2 të tjerë

Dje, ashtu siç ishte parashikuar, ndodhi fenomeni natyror i eklipsit të diellit. Ky ishte edhe eklipsi i parë diellor për vitin 2011 i cili u shfaq vetëm i pjesshëm. Në pjesën e Evropës ishte i dukshëm vetëm në veri të Suedisë ndërsa u duk qartë edhe në Afrikën e Veriut, Lindjen e Mesme dhe Azinë Qendrore.
Në Francë, më shumë se gjysma apo dy të tretat e diskut diellor u penguan nga hëna. Koni i hijes preku fillimisht sipërfaqen e Tokës në veri të Algjerisë, dhe më pas lëvizi në drejtim të lindjes pothuajse të gjitha vendet e Evropës Perëndimore. Sipas specialistëve vëzhgim i eklipsit që ndodhi dje, kur Hëna fshehu pjesërisht diellin duke qëndruar praktikisht para tij, është tepër i rrezikshëm për sytë që duhet të mbrohen përmes syzeve plotësisht të errëta në dritë normale. “Ka edhe rreziqe për dëmtim retinal "të llojit djegie retinale” për shkak të efektit termik të rrezatimit diellor dhe një efekti fotokimik në qelizat e retinës veçanërisht të pambrojtura. Ky efekt mund të jetë i pakthyeshëm dhe të çojë në probleme të rënda me shikimin”, u tha në deklaratën e DGS-së. Sipas tyre një ngjarje e këtij lloji, me vëzhgimin të drejtpërdrejtë të diellit, përbën rrezik për një dëmtim korneal të llojit “keratitis", e lidhur kryesisht me dritën ultravjollcë, që krijon dhimbje por i kthyeshëm dhe kapërcyeshëm brenda disa ditësh", njoftoi Drejtoria e Përgjithshme e Shëndetësisë (DGS), në një deklaratë. Këtë fenomen patën mundësi ta vëzhgonin edhe shumë qytetarë në vendin tonë, më i dukshëm fenomeni i mbulimit të pjesshëm nga hëna u shfaq në qytetin bregdetar të Durrësit. Eklipsi i diellit filloi rreth orës 08:50, kur pjesa e djathtë e lëmshit të zjarrtë nisi të bllokohej pjesërisht nga hëna krejtësisht e padukshme. Dielli u zu deri në 30 përqind të tij, ndërsa pjesa e pandriçuar filloi të s’postohej djathtas për më shumë se një orë. Sipas astronomëve ky fenomen përsëritet çdo 3-vjet. Parashikohet që këtë vit të ketë 3 eklipse diellore dhe 2 hënorë. Eklipsi i fundit, i pjesshëm i diellit u vëzhgua në Evropë më 1 gusht të vitit 2008, ndërsa parashikohet që tjetri të ndodhë më 20 mars të vitit 2015.

5 Janar 2011

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›