Bora izolon veriun, gjenden në një bunker 2 kushërinjtë e zhdukur
TIRANE- Prej 11 ditësh vijojnë problemet nga moti i keq kryesisht në zonat veriore të vendit. Rrugë të bllokuara nga dëbora, komuna që prej ditësh nuk komunikojnë dot me qytetet, shpesh njoftohen situata emergjence shëndetësore, ndërsa janë shtuar ankesat për mungesa ushqimore.
Bora që prej disa ditësh nuk ka të pushuar në veri ka shkaktuar një izolim total të zonave të Pukës nga pjesa tjetër e vendit. TVNews24 njofton se të gjitha akset këtë mëngjes rezultuan të bllokuara dhe paraqitet shumë e vështirë hapja e rrugëve për shkak të borës që vijon të bjerë me intensitet. E pamundur rezulton lëvizja dhe brenda në qytetin e Pukës, ku këtë mëngjes njerëzit janë përballur me një trashësi bore rreth 1 m në rrugë që ka bërë të pamundur lëvizjen. Në këtë zonë prej ditësh është pezulluar mësimi deri në një përmirësim të kushteve atmosferike.
Një situatë po aq shqetësuese vërehet dhe në Kukës. Në qytet trashësia ka arritur 85 cm dhe 2.5 m në fshatra. Reshjet e dëborës janë aq të dendura sa kanë vështirësuar ndjeshëm edhe lëvizjen në akset rrugore brenda qytetit të Kukësit, ku është bërë urgjente ndërhyrja e mjeteve borëpastruese për hapjen e rrugëve brenda qytetit. Sot në mëngjes të gjitha zonat rurale në rrethin e Kukësit janë ribllokuar sërish si pasojë e reshjeve të pandërprera të dëborës, që vazhdojnë me intensitet të lartë. Aktualisht në rrethin e Kukësit janë të izoluar komunat e Zapodit, Shishtavecit, Topojanit, Grykë Cajës, Kalisit, Bushtricës, Malziut, Surrojit dhe Arrnit.
Reshjet e dendura të dëbora kanë riizoluar thuajse tërësisht edhe rrethet e Hasit e të Tropojës. Në të dy këto rrethe po punohet nga mjetet borëpastruese për mbajtjen hapur të akseve rrugore që i lidhin këto rrethe me Kosovën, gjë që deri tani është arritur megjithë dëborën e dendur që vazhdon të bjerë.
Të izoluara janë dhe komunat e Bulqizës, Peshkopisë, komuna Ostren. Në këtë komunë u shfaq një rast emergjence me një fëmijë të sëmurë me temperaturë. Familjarët kanë qarkulluar në borë me fëmijën në krahë derisa kanë mbërritur në rrugë të hapur dhe me makinë kanë mbërritur në spitalin rajonal të Bulqizës.
Vështirësi raportohen dhe nga zona e juglindjes së vendit në Korcë e Pogradec ku bora po bie me intensitet të madh. Në qarkun e Korçës që prej disa ditësh vijojnë të mbeten të bllokura disa prej komunave, ndërsa dita e shtunë ka zgjeruar edhe më tej izolimin e tyre.
Sipas Shtabit të Emergjencave Civile pranë Prefekturës së Korçës, komuna e Çlirimit në rrethin e Kolonjës dhe komuna e Lekasit në rrethin e Korçës, të cilat u izoluan disa ditë më parë, vijojnë të mbeten të bllokuara pa asnjë mundësi qarkullimi për automjetet dhe njerëzit. Natën e së shtunës u bllokua edhe komuna e Trebinjës në rrethin e Pogradecit dhe Komuna e Liqenasit në rrethin e Korçës.
Vështirësi të shumta paraqet Qafa e Thanës, veçanërisht për mjetet e rënda, ndërsa është bërë e pakalueshme rruga nga Kapshtica në drejtim të Kozanit në Greqi. Ndërkohë mbetet e bllokuar rruga, që lidh Boboshticën me pikën turistike të Dardhës dhe rruga që lidh Korçën me pikën turistike të Moravës. Probleme paraqesin edhe segmentet rrugore Sovjan- Petrushë, Korçë-Ersekë dhe Korçë- Lozhan, ku edhe pse në këto akse, qarkullimi mund të kryhet me zinxhirë, segmente të caktuara të tyre paraqesin vështirësi serioze, pasi rruga mbulohet vazhdimisht nga dëbora, që sjellin erërat e vrullshme. Në disa zona si në fshatrat e komunës Dardhas, në fshatrat e rrethit Kolonjë, në fshatrat e komunës Progër dhe në komunën e Mirasit në rrethin e Devollit ka patur ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona.
Gjatë natës të së shtunës ndërprerje të energjisë elektrike pati edhe në qytetin e Korçës dhe në atë të Pogradecit. Ky ka qenë informacioni i përcjellë nga shtabi i emergjencave, por ndërkohë sipas kryetarëve të komunave, probleme të shumta paraqiten edhe në komunën e Velçanit dhe të Buçimasit në Pogradec. Institucionet shtetërore dhe ato arsimore të gjendur në këto kushte ende nuk kanë dhënë asnjë informacion nëse do të rifillojë ose jo procesi mësimor. Shkollat do të vazhdojnë të jenë të mbyllura. Aktualisht temepraturat janë mjaft të ulta. Pritet që edhe në ditët në vijim qarkullimi i automjeteve të mbetet problematik.
Situata që po vijon prej ditësh ka shkaktuar emergjenca në shëndet dhe ushqime. Qeveria aktualisht ka ngritur shtab emergjence dhe po operon me ndihma ushqimore nga toka dhe ajri.
Has, gjenden në një bunker dy kushërinjtë e zhdukur
Gjenden dy kushërinjtë të cilët rezultonin të zhdukur në Has, pasi kishin humbur kontaktet me familjarët prej dy ditësh.
Korrespondentja e NEWS24 Matilda Dolke bëri të ditur se dy kushërinjtë Isa dhe Myrteza Qarri u gjetën në një bunker në majën e malit Oplas.
Mësohet se ata janë gjetur në gjendje jo të mirë shëndetësore nga 10 burrat të cilët ishin vënë në kërkim të tyre prej dy ditësh.
Ndërkohë mësohet se edhe këta të fundit kanë mbetur të izoluar në majën e malit Oplas dhe e kanë të pamundur të vijojnë rrugën për të mbërritur në fshatin më të afërt. Reshjet e dëborës janë shtuar ndjeshëm gjatë pasdites, ndërkohë që temperaturat janë tepër të ulëta.
Dy kushërinjtë nga fshati Qarre i komunës Golaj, Isa Qarri 45-vjec dhe Myrteza Qarri 35-vjec janë punonjës të një kompanie telefonike. Ditën e djeshme ata kanë shkuar në malin Oplas për të vendosur një antenë interneti, ndërsa që nga ai moment kanë humbur edhe kontaktet me të afërmit.
Librazhd, bariu i bllokuar në stan
Një informacion tjetër vjen nga Librazhdi. Raportohet se një bari i quajtur A.Skura ka mbetur i bllokuar në stan me bagëtitë. Skura është bllokuar në fshatin Pishkash, ndërkohë që kryetari i komunës Qukës, shprehet se nuk mund të ndërhyet për shpëtimin e tij, duke kërkuar ndihmë më të specializuar.
Një kamion del nga rruga në Korcë-Kapshticë
Një kamion ka dalë nga rruga në aksin Korçë-Kapshticë. Shkak për këtë është bërë era e fortë që fryn në këtë aks. Raportohet se në vendngjarje kanë shkuar borëpastrueset, për t’i ardhur në ndihmë kamionit, ndërsa lëvizja në këtë aks bëhet vetëm me një kah.
Orteqet bllokojnë dy furgona në Kukës
Dy furgona me pasagjerë janë bllokuar nga rënia e orteqeve të borës në aksin Kukës-Topojan-Shishtavec. Raportohet se drejt vendngjarjes janë nisur forca të shumta policie dhe ushtrie.
Mirditë, orteku zë një borëpastruese, shpëton drejtuesi
Një ortek ka rënë sot mbi një borëpastruese në Qafë Mali të Mirditës, shpëton drejtuesi i saj. Mësohet se borëpastruesja është prishur në mes të rrugës, e më pas është përfshirë nga orteku. Drejtuesi i saj Sherfi Mula, nga fshati Lajthizë është shpëtuar nga banorët e zonës dhe është strehuar në banesën e njërit prej tyre.
Ky i fundit mësohet të ketë qendruar mbi 5 orë i bllokuar në dëborë.
Ndërkohë që policia e Mirditës flet për mjete të tjera të bllokuara nga bora në aksin Fushë Arrëz-Mirditë, në segmente të tjera rrugore borëpastrueset kanë mbetur pa karburant.
Bora, ministrat në terren
Ministrat në terren nga situata e krijuar prej borës. Petrit Vasili shkon në Kukës, ndërsa Arben Imami në Librazhd. Imami ka qënë i pranishëm gjatë mbledhjes së Shtabit të Emergjencave, ku ka apeluar për shmangien e dëmeve në njerëz. Imami deklaroi se duhet të ketë bashkëpunim mes komunave e bashkisë, më qëllim që të “sigurohet gjithcka në zonat në nevojë”. Nga ana e tyre, krerët e komunave kanë shprehur vështirësitë për të ndërhyrë në zonat e izoluara. Ata thonë se “nuk ka karburant për mjetet borëpastruese”.
Raportohet se në disa fshatra të Librazhdit si pasojë e reshjeve të borës është, është pezulluar edhe mësimi.
Ndërkohë, Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili ka vizituar këtë të shtunë spitalin rajonal të Kukësit. Nga ky spital Vasili theksoi se situata paraqitet shumë e vështirë dhe se dikasteri i shëndetësisë është vënë në gatishmëri maksimale.
“Mjekët e spitalit të Kukësit janë në shërbim 24 orë, pa pushim për cdo rast. Bëj thirrje të tregojnë kujdes të vecantë, fëmijët dhe të moshuarit”, theskoi Vasili.
Ministri Vasili në një lidhje telefonike për News 24, tha se “Kjo është dita më e vështirë, nga të gjitha ditët e tjera”, duke e konsideruar situatën aktuale emergjente.
Policia e Shtetit njofton për situatën e sotme në të gjitha akset rrugore në vend.
Në qarkun Kukës:
1. aksi rrugor Morinë – Kalimash i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
2. aksi Kukës – Krumë i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
3. aksi B.Curri – Qafë Morinë i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
4. aksi B.Curri – Fierzë i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
5. aksi B.Curri – Valbonë i pa kalueshëm,
6. aksi Krumë – B. Curri i pa kalushëm,
7. aksi Krumë – Qafë Prushi i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi
8. aksi Kukës - Topojan i pakalueshëm,
9. aksi Ujmisht – Lusen – Bushtricë - Kala e Dodës në drejtim të Peshkopisë i pakalueshëm,
10. aksi Shëmri – Qafë Shllak i pakalueshëm,
11. aksi rrugor Topojan – Shishtavec i pakalueshëm,
Trashësia e dëborës varion nga 70 cm në Kukës në 150 cm në Tropojë. Po punohet në vazhdimësi në bashkëpunim me entin pronar të rrugëve për pastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës, në të gjitha akset nacionale në këtë qark, si dhe për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.
Në qarkun Dibër:
1. aksi rrugor Peshkopi – Bulqizë – Klos i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
2. aksi rrugor Klos – Burrel - Ulëz i kalueshëm me zinxhirë,
3. aksi Bulqizë – Shupenzë – Ostren i pakalueshëm,
4. aksi Krastë – Bulqizë i pakalueshëm,
5. aksi rrugor Peshkopi - Sllovë – Kala e Dodës në drejtim të Kukësit i pakalueshëm,
6. aksi Peshkopi – Muhurr – Arras i pakalueshëm,
7. aksi Arras – Zall Dardhë – Reç i pakalueshëm,
8. aksi Steblevë – Librazhd i pakalueshëm,
9. aksi Arras – Lurë i pakalueshëm
Trashësia e dëborës varion nga 60 cm deri në 110 cm. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.
Në qarkun Shkodër:
1. aksi rrugor Shkodër – Mabe i kalueshëm me zinxhirë,
2. aksi rrugor Shkodër – Muriqan i kalueshëm me zinxhirë
3. aksi rrugor Shkodër – Koman i kalueshëm me zinxhirë,
4. aksi Qafë Çelë - Pukë - Fushë Arrës i pakalueshëm,
5. aksi Fushë Arrës - Qafë Mali- Qafë Shllak i pakalueshëm,
6. aksi Fushë Arrës – Gjegjan – Shpal i pakalueshëm,
7. aksi Koplik – Hani i Hotit i kalueshëm me zinxhirë,
8. aksi Koplik – Razëm i pakalueshëm,
9. akset Bogë – Theth, Selcë – Vermosh të pakalueshme, po punohet për pastrimin e tyre,
10. akset në drejtim te Dukagjinit të pakalushme,
11. aksi Qafë Mali – Dardhë - Fierz i pakalueshëm,
12. aksi Fushë Arrës – Iballë i pakalueshëm.
Trashësia e borës në zonat malore është deri në mbi 150 cm. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.
Në qarkun Lezhë:
1. aksi Rubik – Kalimash i kalueshëm me zinxhirë me një kalim,
2. aksi rrugor Mirditë – Shpal – Fushë Arrës i pakalueshëm,
3. në zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës akset rrugore janë të pakalueshme. Si rezultat i uljes së temperaturave ka ngrica në disa akse rrugore. Në të gjitha akset rrugore nacionale në rrethin e Lezhës lëvizja e automjeteve është e kalushme. Po punohet me entin pronar të rrugëve, për hedhjen e kripës dhe skorjeve.
Në qarkun Tiranë:
1. në drejtim të Qafë Krrabës i kalueshëm pa zinxhirë,
2. në drejtim të Dajtit i kalueshëm pa zinxhirë,
Në qarkun Elbasan:
1. aksi Librazhd - Qafë Thanë i kalueshëm me zinxhirë,
1. aksi Elbasan – Qafë Krrabë i kalueshëm,
2. aksi Librazhd – Bulqizë i bllokuar, po punohet për pastrimin e këtij aksi.
Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja është normale.
Në qarkun Korçë:
1. aksi rrugor Kapshticë -Korçë - Qafë Thanë i kalueshëm me zinxhirë,
1. aksi rrugor Boboshticë – Dardhë dhe aksi rrugor Korçë – Voskopojë janë të pakalueshëm,
2. aksi Korçë – Ersekë – Leskovik i pakalueshëm,
3. aksi Korçë – Goricë i pakalueshëm,
Temperaturat vazhdojnë të jenë të ulta. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.
Në qarkun Berat:
1. aksi Bogovë – Skrapar kalohet pa zinxhirë, po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes. Në të gjitha akset rrugore lëvizja është normale.
Në qarkun Gjirokastër:
1. aksi Kakavijë - Gjirokastër – Tepelenë kalohet pa zinxhirë,
2. aksi Tepelenë – Përmet është i kalueshëm pa zinxhirë,
3. aksi Përmet - Çarshovë është i kalueshëm me zinxhirë,
4. aksi Jorgucat - Qafa e Muzinës e kalueshme pa zinxhirë,
Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e
gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.
Në qarkun Vlorë:
1. në aksin rrugor Vlorë – Llogara lëvizja e automjeteve kryhet me zinxhirë, po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes,Momentalisht ka reshje dëbore në Llogara. Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja e mjeteve bëhet normalisht pa probleme.
(d.b/m.a/e.n/BalkanWeb) Lidhje te tjera Kosovë, orteku zë tre shtëpi në Dragash, 2 të vdekur Bora, ministrat në terren, Vasili në Kukës, Imami në Librazhd Korcë, banorët e Lekasit apel për ushqim e ilace Puka me borë, një familje apel në News24: Na ndihmoni me bukë! Bora mbulon Shkodrën, probleme të shumta në qarkullim Durrës, Vlorë, vonohen tragetet nga moti i keq Dimri i ashpër në Evropë, mbi 540 viktima FOTO: Bora izolon veriun e Shqiperisë VIDEO: Moti për sot 11 shkurt