E Diel, 1 Nëntor 2026

KESH në krizë, Harasani: Priten përkeqësime, tryezë Opozitë-Mazhorancë

Tiranë- Vështirësitë financiare që po kalon KESH janë rrjedhojë e mosekzsitencës së fondit të veçantë në buxhetin e shtetit lidhur me importin e energjisë elektrike nga jashtë, ndërkaq që pritet një thellim i krizës. Kështu ka deklaruar ish-kreu i KESH-it, Andis Harasani, i cili ka shtuar se tashmë zgjidhja e situatas së krijuar kërkon fonde shtesë.

“Konsumi vjetor parashikohet të jetë diku te 7.2-7.5 miliardë kilovatorë. Prodhimi nuk është më shumë se 4 miliardë, pra kërkohen fonde për të blerë 3.2 miliardë. Korporata nuk i ka këto fonde. Eshtë një detyrim që KESH-i i ka kompanive, në të cilat ka blerë energji prej  rreth 50 milionë euro, pra duhet paguar ky detyrim në mënyrë që këto të vazhdojnë të prodhojnë. Situata në rajon nuk është aspak e favorshme. Kemi një vendim të qeverisë bullgare për të bllokuar eksportin, pra janë rreth 1 mijë mega, që hiqen nga sistemi dhe kjo do të sjellë automatikisht rritjen e çmimit të energjisë”- u shpreh Harasani.

Ndër të tjera, Harasani shtoi se është e domosdoshme thirrja urgjente e një tryezë për energjinë ku të jenë edhe ëprfaqësuesit e opozitës.

“Mendoj që ka nevojë urgjente të mblidhet Komisioni Ndërshtetëror për Energjinë. Mendoj që do të ishte e detyrueshme që të kishte ekspertë të opozitës dhe të pozitës, të cilët të diskutonin pa ngjyra politike se si mund të zgjidhet kjo situatë”, shtoi Harasani.

Ndërkaq qeveria ka deklaruar se do të ndërhyhet edhe në fondet rezerve të shtetit nëse është e nevojshme, për të siguar importin e energjisë.

Shkrime të tjera me interes:

  1. KESH në krizë, kërkon ndihmën e qeverisë Korporata Elektroenergjitike Shqiptare  në bilancin e saj ka treguar se...
  2. Grupi për enërgjinë, Harasani nuk pranon detyrën Tiranë- Deputeti i Partisë Socialiste ka refuzuar detyrën e re...
  3. Importi, KESH: Kemi siguruar energji vetëm për dhjetorin Tiranë- Drejtori i KESH, Engjëll Zeqo duke folur për situatën energjike...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›