E Diel, 1 Nëntor 2026

Rriten qeratë, bien çmimet e banesave, ndërtuesit: Ka ndikuar kriza

TIRANË- Qeratë e banesave janë rritur në kryeqytet duke kompensuar rënien e cmimeve të shitjes. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë gjatë 3 mujorit të fundit të vitit 2011-të indeksi i cmimit të banesave për Tiranën shënoi një rënie me 1,4%, ndërkohë që indeksi i qerasë për të njejtën periudhë u rrit me 17,3%.

“Këkresa për strehim është akoma e lartë, ka një tendencë në rritje në drejtim të qerasë. Por ka rënë kërkesa në drejtim të blerjes së banesave. Pasi edhe nëse do të marrim kredi, në rastin më të mirë është e pasigurtë pjesa e shlyerjes së kreditimit dhe e pasigurtë edhe pjesa e qendrueshmërisë së vetë familjeve në drejtim të punësimit”, tha nëndrejtori i Shoqatës së Ndërtuesve, Ilir Hebovija.

Ndërtuesit parashikojnë një përmbysje të situatës vetëm vitin e ardhshëm.
“Besoj që ky raport do ndryshojë ndoshta nga fillimi i vitit tjetër, kur ekonomia do fillojë të ketë një lloj frymëmarrje, ndoshta më pozitive se tani dhe njerëzit do orientohen prapë drejt tregut të banesave”, tha Hebovija më tej.

Sipas Shoqatës së Ndërtuesve, cmimet e shitjes së banesave në Tiranë kanë pësuar rënie, vecanërisht në zonat periferike, por kjo nuk ka ndikuar në nivelin e shitjeve.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›