Bora, komuna të izoluara dhe akse problematike

Pamje nga qyteti i Kukesit (4 shkurt 2012)
TIRANE- Probleme qarkullimi ne shume akse te vendit, per shkak te situates se keqesuar te motit, me reshje bore ose shiu ne zona te ndryshme dhe komuna te izoluara ne zonat e thella.
Te dhenat e mengjesit te sotem flasin per nje situata problematike ne rrethin e Pukës, ku të gjitha fshatrat janë të bllokuara nga bora. Në këtë rreth janë të pakalueshme akset Fushë Arrës- Kukës, Fushë Arrës-Fierzë, ndërsa mund të kalohet me zinxhirë aksi Fushë Arrës-Mirditë.
Jo me e mire paraqitet situata edhe ne Malësinë e Madhe, ku komunat Dukagjin dhe Vermosh janë të bllokuara, ndërsa oretaku i rene ne fshatin Udace të komunës Kelmend ka shkaktuar deme ne nje banese.
Policia apelon per zbatim te rregullave te qarkullimit, nderkohe qe thekson se jane shtuar kontrollet neper rruge.
Policia e Shtetit, nisur nga përkeqësimi i motit gjatë këtyre ditëve,
porosit sërish drejtuesit e automjeteve që të tregohen të kujdesshëm
dhe të respektojnë normat e përcaktuara, veçanërisht
për:
1. Respektimin e normave të shpejtësisë.
2. Mospërdorimin e pijeve alkoolike.
3. Përdorimin e rripit të sigurimit.
4. Shmangien e parakalimeve të gabuara.
5. Përdorimin e kaskave mbrojtëse.
6. Përdorimin e dritave jo verbuese.
7. Përdorimin e zinxhirëve dhe gomave dimërore.
Në çdo rast qytetarët mund të kontaktojnë me shërbimet e Policisë së
Shtetit në të gjithë vendin përmes numrit telefonik pa pagesë 129, si
dhe numrit 126.