E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kot paska shkuar gazetarja e TVSH në Mynih, e paskemi pasur reporterin

Share

Berisha: I ftova Klintonin dhe Panetën të vijnë në Shqipëri dhe pranuan ftesën me kënaqësi

Sot u mbyllën punimet e Konferencës së Sigurisë në Mynih. Prej ditësh flitet për këtë ngjarje të rëndësishme. Publikisht është folur për shumë çështje, por duket se në qendër të vëmendjes ka qenë tensioni mes Perëndimit dhe Iranit. Prej ditësh Wolfgang Ischinger, drejtues i kësaj Konference, flet për rrezikun e një lufte me Iranin.

Siç dihet tashmë në këtë konferencë ishte edhe kryeministri Sali Berisha. Ta do mendja që nuk i ka marrë mendje kush për situatën në Iran se do ishte shprehur i pari për sulm. Kujtoni se u tregua edhe më radikal se izraelitët kur ishte në këtë vend. Ambasadori iranian në Tiranë i bëri të ditur para pak ditësh se nuk është nevoja të jetë më i ashpër se vetë izraelitët. Këta të fundit mesa duket po përgatiten për sulm ndaj Iranit në pranverë.

Por ajo që bie në sy është se në këtë konferencë kryeministri nuk pati shansin që të ngjitej në podium, edhe pse aty doli miku i tij nga Azerbajxhani e shumë të tjerë.

Meqë nuk arriti dot të fliste, por ishte thjesht një dëgjues, Berisha mori televizionin publik dhe u prononcua për konferencën. Nuk e dëgjuan të huajt, por ama po e dëgjojnë shqiptarët në TVSH. Por çfarë u tha? Lexoni më poshtë se si u ka thënë gjëra si një gazetar në konferencë:

Konferenca kishte sot, ditën e saj kulmore. Për herë të parë, tërësisht të pazakontë që nuk ka ndodhur në historinë prej më shumë se 4 dekadash të kësaj Konference, në seancën e mëngjesit iu adresua pjesëmarrësve Sekretarja e Departamentit të Shtetit Hillary Clinton dhe Sekretari i Mbrojtjes Leon Paneta. Si rregull, në Konferencën e Sigurisë së Mynihut kanë marrë pjesë ose Sekretari i Mbrojtjes ose Sekretari i Departamentit të Shtetit. Në këtë kontekst, mund të them se pesha e Konferencës ishte shumë e madhe dhe kjo ishte arsyeja që dy personalitet kryesore të qeverisë së Shteteve të Bashkuara iu adresuan kësaj Konference, për të paraqitur edhe strategjinë e Shteteve të Bashkuara, vendosmërinë e tyre për të konsideruar Europën si një përparësi dhe natyrisht, zhvendosjen drejt Azisë e Pacifikut, si rajone, të cilat meritojnë tani vëmendjen më të madhe, për shkak të ndryshimeve shumë të mëdha që kanë ndodhur këto dy dekada në gjeopolitikën e gjeostrategjinë e botës. Pata rastin t’i takoj shkurtimisht të dy dhe ti ftoj për të ardhur në Shqipëri, ftesë që e pranuan me kënaqësi.

Gjatë seancave të tjera u diskutua shumë mbi marrëdhëniet ose raportet e reja në botë, Europë, SHBA dhe Azi, u diskutua gjerësisht për krizën, ku një ekspoze të shkëlqyer bëri këtu, Kryeministri i Italisë Mario Monti, aspektet e saj në Europë e në botë, rrugët e kapërcimit të kësaj krize. Gjatë qëndrimit në seanca dhe jashtë tyre në Konferencë pata rastin të takoj e të shkëmbej mendime, të diskutoj me personalitete të shumtë që ishin të pranishëm. Një takim të përzemërt pata me senatorin Mc Cain, senatorin Liberman, parlamentarë europianë, ministra të Jashtëm e të Mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s. Një ekspoze me shumë interes paraqiti Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Rasmussen, mbi të ashtuquajturin Smart Difence- Mbrojtja  e mençur, e cila përbën një koncept të ri të përshtatjes së Aleancës, në kushtet e kësaj krize dhe këtyre ndryshimeve që kanë ndodhur në botë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›