Bora në veri, 4 komuna të bllokuara dhe pa energji
Si pasojë disa akse rrugorë paraqesin vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Në rrethin e Kukësit 4 komuna, Kalis, Arren, Zapod e Grykëcaj janë ende të bllokuara nga bora. Ne keto komuna nga e premtja mungon energjia
KUKES-PUKE-Situata në veri të vendit vazhdon ende problematike për shkak të reshjeve të borës të rëna gjatë ditëve të fundit. Si pasojë disa akse rrugorë paraqesin vështirësi në qarkullimin e automjeteve, ndërsa shumë komuna ndodhen në ditën e katërt të izolimit. Burime për TvNeës24 bënë të ditur se aksi Fushë Arrëz-Qafë Shllak kalohet aktualisht me zinxhirë, aksi i Fierzës i qarkullueshëm me një kalim. Në rrethin e Kukësit 4 komuna, Kalis, Arren, Zapod e Grykëcaj janë ende të bllokuara nga bora. Përvec izolimit nga bora, komunat po vuajnë që prej ditës së premte mungesën e energjisë.
Ndërkohë në Pukë e bllokuar është komuna e Iballës.
(d.b/BalkanWeb)