E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, gripi trefishon numrin e pacientëve në spitalin rajonal

Sipas statistikave, në krahasim me numrin e zakonshëm të vizitave ditore, që shkonte deri në 30 pacientë, këto ditë paraqiten mbi 100 pacientë me probleme. Gjatë tri ditëve të fundit janë paraqitur 5 raste të rënda 

KUKES-I ftohti i ditëve të fundit ka bërë që të shtohet ndjeshëm numri i pacientëve me grip e shqe-tësime të tjera në spitalin rajonal të Kukësit. Sipas statistikave, në krahasim me numrin e zakonshëm të vizitave ditore, që shkonte deri në 30 pacientë, këto ditë paraqiten mbi 100 pacientë me probleme. Mjeku pediatër, Misin Braha pohon për "Gazeta Shqiptare" se, "pjesa më e madhe janë fëmijë deri në moshën 14 vjeç si dhe të moshuar". Mësohet gjithashtu se për shkak të situatës, bluzat e bardha janë vënë në gatishmëri. Në spital janë të gjitha medikamentet, ndërkohë që është shtuar kapaciteti i pediatrisë si dhe janë vënë në gatishmëri dhe pavijone të tjerë. Mjeku pediatër shton se për çdo rast mblidhet konsulta e mjekëve dhe përcakton kurimin, në mënyrë që pacientët të rehabilitohen sa më shpejt. "Një pjesë e pacientëve shtrohen në spital, kurse një pjesë tjetër i nënshtrohet regjimit të kurimit ambulator", - shton mjeku. Gjatë tri ditëve të fundit janë paraqitur 5 raste të rënda, ku pacientët janë nisur drejt Tiranës për një kurim mjekësor sa më të kualifikuar.

(d.bGSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›